EUROPE IS HERE! KËTU ËSHTË EUROPË!
Në ambientet e godinës “Galileo Galilei” u zhvillua takimi i Ambasadorit të Delegacionit të Bashkimit Evropian, ShT.Z. Luigi Soreca me studentë të Fakultetit të Mjekësisë!
Ky takimi u organizua në kujdesin e Rektorit të UMT-së, Prof. Dr. Arben Gjata si dhe të Dekanit të Fakultetit të Mjekësisë, Prof. Dr. Xheladin Draçini.
Fjala përshëndetëse u mbajt nga Rektori i Universitetit të Mjekësisë, i cili prezantoi gjithë veprimtarinë e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, gjatë historikut të krijimit të tij si dhe vizionin dhe misionin e këtij Universiteti me fokus të veçantë në shkëmbimet, projektet e shumta, programet kërkimore-shkencore si dhe shtimin e kapaciteteve studentore, pasi kërkesa për të studiuar në këtë Universitet është shumë e madhe.
Z. Ambasador në fjalën e tij, pas urimit për vitin akademik, iu drejtua studentëve të pranishëm, për të qenë pjesë promotore për vaksinimin e të gjithë popullatës në përgjithësi dhe të rinjve në veçanti, në këtë kohë pandemie, si mundësia më e mirë për të mbrojtur jetën dhe shëndetin tonë.
Me mjaft interes ishin edhe pyetjet që iu drejtuan panelit të nderuar nga studentët e Fakultetit të Mjekësisë.
Dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Prof. Dr. Xheladin Draçini, falenderoi z. Soreca për prezencën e Tij si dhe të gjithë studentët dhe të ftuarit e nderit, për këtë takim sensibilizues në lidhje me procesin e vaksinimit.