HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STAFIN AKADEMIK TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË PËR MËSIMDHËNIE  NË UNIVERSITETIN E FERRARA, ITALI.

HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STAFIN AKADEMIK TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË PËR MËSIMDHËNIE NË UNIVERSITETIN E FERRARA, ITALI.

Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik të Universitetit  të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Ferrara, Itali për semestrin e dytë të vitit akademik 2021/2022

 

Mobiliteti përfshin:

Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie

Kohëzgjatja e mobilitetit:  

5 ditë + 2 ditë udhëtim

Bursa përfshin:

Kompensimin ditor (180 EURO në ditë për stafin)

Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës). Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Numri i bursave

Një (1)

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit që ofron Universiteti i Ferrara në Itali klikoni në linkun e mëposhtëm;

http//www.unife.it

 

Dokumentet që duhet të dorëzohen:     

Curriculum Vitae në gjuhën Angleze në formatin Europass

Fotokopje e pasaportës

Lista e publikimeve në gjuhën Angleze

Letër motivimi në gjuhën Angleze

Vërtetim punësimi (i përkthyer dhe i noterizuar në gjuhën Angleze)

Certifikata që vërteton njohuritë e gjuhës Angleze në nivelin B2, e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën Angleze

Vërtetim nga Dekani i Fakultetit që lejon shkëputjen nga puna për të kryer mobilitetin

 

Për të shkarkuar formatin e planit të mobilitetit klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2021/11/Plani-i-mobilitetit-1.docx

 

Afati për aplikim: 06.12.2021

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi, në zyrën e protokollit, në rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe duhet  të dërgohen të skanuara në adresën. projects.office@umed.edu.al.

Dokumentacioni  i  dorëzuar në zyrën e protokollit,  duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit, i cili, përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit. Për të shkarkuar formularin klikoni në  linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2021/11/Formulari-i-aplikimit-per-stafin-akademik-2.docx

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në  aplikimin tuaj!