Start
End
Mjekët e familjes dhe gjithë personeli mjekësor, prej kohësh përballen me vështirësitë e ndjekjes dhe trajtimit të personave me diabet. Pjesa më e madhe e diabetikëve, aktualisht, kanë një kontroll të pakënaqshëm të diabetit dhe të faktorëve të riskut kardiovaskular, që kërkon një ndërhyrje imediate dhe disa planëshe. Këtij qëllimi i shërben edhe ky aktivitet ku qëllimi kryesor është t’i jepen personelit mjekësor, disa rekomandime mbi trajtimin dhe mbajtjen nën kontroll të diabetit dhe faktorëve të riskut kardiovaskular.
QËLLIMI KRYESOR I AKTIVITETIT:
Rritja e nivelit të njohurive dhe ndërgjegjësimin më të madh të mjekëve të familjes dhe personelit mjekeësor në përgjithësi, mbi rëndësinë e trajtimit dhe ndjekjes më të mirë të personave me diabet. Rritja e nivelit të njohurive të tyre mbi trajtimin dhe parandalimin e komplikacioneve kronike të diabetit, sidomos lidhur me sistemin kardiovaskular.
OBJEKTIVA TË LIDHUR ME NJOHURITË E PROFESIONISTËVE:
Njohuri më të mira mbi faktorët e riskut kardiovaskular dhe menaxhimin e tyre. Kujdesi për parandalimin e komplikacioneve dhe njohuri mbi parandalimin e këmbës diabetike
OBJEKTIVA TË LIDHUR ME AFTËSITË E PROFESIONISTËVE:
Njohuri më të mira dhe bashkëkohore mbi ndjekjen dhe trajtimin e personave me diabet, sidomos lidhur me diagnostikimin dhe trajtimin e faktorëve të riskut kardiovaskular. Roli i mjekut të familjes në lidhje me menaxhimin e riskut kardiovaskular në pacientët me Diabet.
OBJEKTIVA TË LIDHUR ME QËNDRIMET E PROFESIONISTËVE:
Qëndrimi që duhet mbajtur ndaj faktorëve të ndryshëm të riskut kardiovaskular, përfshirë edhe ekuilibrin e mirë të diabetit. Njohja me medikamentet e reja dhe sidomos sfera kardiovaskulare.