Njohja dhe trajtimi i disa sëmundjeve në fushën e alergologjisë dhe të ORL-së

Përditësimi i mjekëve me të rejat më të fundit në diagnostikimin, trajtimin dhe menaxhimin afatgjatë të pacientëve me sëmundje të fushës së alergologjisë por dhe asaj të ORL-së (riniti alergjik, llojet e tij, trajtimi, komplikacionet në astëm bronkiale dhe komplikacionet e tjera, sindromi vertiginoz). Ky format që sjell Departamenti i Alergologjisë, UMT, mendojmë që do të përmirësojë së tepërmi komunikimin mjek-mjek dhe mjek-pacient. Objektiva të lidhur me njohuritë e profesionistëve: - Depistimi i hershëm i pacientëve me rinit alergjik,

Start

End

Përditësimi i mjekëve me të rejat më të fundit në diagnostikimin, trajtimin dhe menaxhimin afatgjatë të pacientëve me sëmundje të fushës së alergologjisë por dhe asaj të ORL-së (riniti alergjik, llojet e tij, trajtimi, komplikacionet në astëm bronkiale dhe komplikacionet e tjera, sindromi vertiginoz).
Ky format që sjell Departamenti i Alergologjisë, UMT, mendojmë që do të përmirësojë së tepërmi komunikimin mjek-mjek dhe mjek-pacient.
Objektiva të lidhur me njohuritë e profesionistëve:
– Depistimi i hershëm i pacientëve me rinit alergjik, llojet e tij, trajtimi, komplikacionet në astëm bronkiale dhe komplikacionet e tjera, sindromi vertiginoz.
– Informimi i mjekëve për të ndihmuar në uljen e rëndimit të këtyre patologjive.
– Referimi tek mjeku specialist kur është e domosdoshme.
– Përditësimi i udhëzuesve më të fundit mbi mjekimin e këtyre patologjive.
– Diagnostikim i hershëm i këtyre pacientëve.
– Ndjekje në dinamikë e tyre.
Aktiviteti do të zhvillohet në datat si më poshtë:

09 mars   2022   me 3.5 orë efektive total, vendi i organizimit Hotel Mondial, Tiranë, në përputhje me aktet rregullative për distancën fizike, kredite të miratuara 3.5;

16 mars   2022   me 3.5 orë efektive total, vendi i organizimit Hotel Arvi, Durrës, në përputhje me aktet rregullative për distancën fizike, dhe kredite të miratuara 3.5;

18 mars   2022   me 3.5 orë efektive total, vendi i organizimit Hotel Colosseo, Shkodër në përputhje me aktet rregullative për distancën fizike, kredite të miratuara 3.5;

23 mars   2022   me 3.5 orë efektive total, vendi i organizimit Hotel Fieri, Fieri në përputhje me aktet rregullative për distancën fizike, dhe kredite të miratuara 3.5;

25 mars   2022   me 3.5 orë efektive total, vendi i organizimit Hotel Skampini, Elbasan, në përputhje me aktet rregullative për distancën fizike, dhe kredite të miratuara 3.5;

31 mars   2022   me 3.5 orë efektive total, vendi i organizimit Hotel Kocibelli, Korçë, në përputhje me aktet rregullative për distancën fizike, dhe kredite të miratuara 3.5

MORE DETAIL