FALËNDERIM I MINISTRES SË ARSIMIT DHE SPORTIT PËR UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

FALËNDERIM I MINISTRES SË ARSIMIT DHE SPORTIT PËR UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

Të nderuar Pedagogë dhe Studentë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë,

Me kënaqësi dhe nderim të veçantë, Ju informojmë se Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT) ka marrë falënderimet e sinqerta nga Znj. Lindita Nikolla, Ministre e Arsimit dhe Sportit, për angazhimin dhe mikpritjen e treguar me rastin e vizitës së studentëve serbë në Shqipëri. Ky falënderim është një motiv krenarie për Institucionin tonë për punën e mirë dhe vlerat e larta që përcjell tek studentët e tij. Me këtë rast falenderojmë sërisht Këshillin Studentor të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (KSUMT) dhe studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, të cilët kontribuan me plot dëshirë dhe qytetari, duke shoqëruar dhe mikpritur në familjet e tyre studentët serbë që erdhën për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Serbi.

Mesazhi i miqësisë së mirë dhe respektit reciprok ishte gjithnjë i pranishëm mes të rinjëve shqiptarë dhe atyre serbë dhe për këtë u jemi mirënjohës të rinjëve tanë.

Gatishmëria Juaj është një nderim për të gjithë Universitetin e Mjekësisë, Tiranë!

 

 

REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Përditësimi i fundit: 16.11.2015

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *