HAPET THIRRJA PËR APLIKIM PËR MOBILITET NË UNIVERSITETIN E KAMERINOS, ITALI

HAPET THIRRJA PËR APLIKIM PËR MOBILITET NË UNIVERSITETIN E KAMERINOS, ITALI

Në kuadër të programit  Erasmus+ hapet thirrja për aplikim për mobilitet për studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Kamerinos, Itali për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.

Llojii mobilitetit përfshin:

Shkëmbimin e studentëve

Niveli i mobilitetit:

Program studimi i ciklit të dytë

Kohëzgjatja e mobilitetit

5 muaj

Fusha e studimit:

Farmaci

Koha e realizimit të mobilitetit:

Semestri i dytë i vitit akademik 2024-2025

Për t’u njohur me kalendarin akademik dhe katalogun e programeve të studimit që ofron ky universitet klikoni në linqet e mëposhtme:

https://www.unicam.it/

Bursa përfshin:

Kompesimin mujor sipas programit Erasmus+

Kostot e udhëtimit në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe universitetit të origjinës

Për të përcaktuar distancën, klikoni në  link-un e mëposhtëm:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentet që duhet të dorëzohen:         

CV në gjuhën Angleze;

Fotokopje e pasaportës;

Vërtetim studenti e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën Angleze;

Letër motivimi në gjuhën Angleze;

Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2, Italisht B1) e noterizuar;

Listë notash e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze;

Deklaratë për pjesëmarrjen në programin Erasmus+.

Formatin mbi deklaratën për pjesëmarrje në programin Erasmus+ e shkarkoni në linkun e mëposhtëm

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Formular-Deklarimi.docx

Marrëveshja e Studimit (Learning Agreement) *.

* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët  që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility“.
Në tabelën A përcaktohet aktiviteti që do të zhvillohet në universitetin pritës.
Në tabelën B përcaktohet se cili prej aktiviteteve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Mjekësisë, kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucionali Erasmus +, Prof. Dr. Alban Dibra

Formatin e Marrëveshjes së  Studimit e shkarkoni nga linqet e mëposhtme:

Marrëveshja e studimit  për Farmacinë:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Marreveshja-e-studimit.docx

 

Afati i fundit për dorëzim dokumentacioni: 11.10. 2024

Dokumentet duhen dorëzuar në Zyrën e Protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë,

Tiranë si edhe të skanuara në adresën: projects.office@umed.edu.al

Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit që përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit.

Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Formulari-i-aplikimit-për-studentë.docx

Vini re! – Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të kryhet nga Komisioni Erasmus+ i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj.