
HAPET THIRRJA PËR APLIKIM PËR MOBILITET PËR STAFIN AKADEMIK TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË, PËR MËSIMDHËNIE NË UNIVERSITETIN E ARISTOTELIT, SELANIK, GREQI
Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikim për mobilitet për stafin akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë për mësimdhënie në Universitetin e Aristotelit, Selanik, Greqi
Mobiliteti përfshin:
- Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie
Kohëzgjatja e mobilitetit:
- 5 ditë +2 ditë udhëtim
Periudha që mund të zhvillohet mobiliteti:
- 11.2025- 30.01.2026
Kuota:
- 8 (tetë), për Rajonin 1-Western Balkans
Bursa përfshin:
- Kompensimin ditor sipas programit Erasmus+
- Koston e udhëtimit në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës
Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Për t’u njohur me Universitetin e Aristotelit, Selanik, Greqi klikoni në linkun e mëposhtëm:
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
- Formulari i aplikimit; http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2025/07/FORMULAR-APLIKIMI-Staf-Akademik.docx
- Curriculum Vitae në gjuhën Angleze;
- Lista e publikimeve në gjuhën angleze;
- Fotokopje e pasaportës;
- Letër motivimi në gjuhën Angleze;
- Vërtetim punësimi dhe leje nga Dekani i Fakultetit përkatës për të realizuar mobilitetin (i përkthyer dhe i noterizuar në gjuhën angleze);
- Certifikatë që vërteton njohuritë e gjuhës Angleze në nivelin B2 (e njësuar me origjinalin);
- Plani i mobilitetit; http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2025/07/Mobility-agreement-for-teaching.docx
- Formulari i deklarimit. http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2025/07/Formular-Deklarimi-9.docx
Plani i mobilitetit firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof. Dr. Alban Dibra
Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si edhe të skanuara në adresën: erasmus@umed.edu.al
Afati i fundit për aplikim: 17.07.2025
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!