
HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STAFIN ADMINISTRATIV TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË PËR TRAJNIM NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, SOFJE, BULLGARI
Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikim për bursa për mobilitet për stafin administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Mjekësisë, Sofje, Bullgari
Mobiliteti përfshin:
• Shkëmbimin e stafit administrativ për trajnim
Kohëzgjatja e mobilitetit:
• 5 ditë + 2 ditë udhëtim
Bursa përfshin:
• Kompensimin ditor (140 EURO në ditë për stafin)
• Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetitpritës dhe atij të origjinës). Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Numri i kuotave: 2 (dy)
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
• Curriculum Vitae në gjuhën Angleze;
• Fotokopje e pasaportës;
• Letër motivimi në gjuhën Angleze;
• Vërtetim punësimi dhe leje nga Eprori direkt;
• Certifikatë që vërteton njohuritë e gjuhës Angleze minimumi në nivelin B2 (e njësuar me origjinalin);
• Plani i mobilitetit; http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2025/06/Mobility-agreement-for-training.docx
Plani i mobilitetit firmoset në Rektorat nga KoordinatoriInstitucional i Erasmus +, Prof. Dr. Alban Dibra.
Dërgimi i dokumentacionit:
Me email: erasmus@umed.edu.al
Fizikisht: Pranë zyrës së Protokoll-Arkivës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë
Afati i fundit për aplikim: 09.07.2025
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!