HAPET THIRRJA PËR APLIKIME PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË PËR STUDIME NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË DHE FARMACISË, KRAIOVË, RUMANI PËR VITIN AKADEMIK 2025/2026

HAPET THIRRJA PËR APLIKIME PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË PËR STUDIME NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË DHE FARMACISË, KRAIOVË, RUMANI PËR VITIN AKADEMIK 2025/2026

Në kuadër të programit Erasmus + hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë për në Universitetin e Mjekësisë dhe Farmacisë, Kraiovë, Rumani për vitin akademik 2025/2026

Mobiliteti përfshin:

  • Shkëmbimin e studentëve të ciklit të dytë

Kohëzgjatja e mobilitetit: 

  • 5 muaj

Numri i kuotave:

  • 1 (një) + 1 (një) kuotë për studentët me më pak mundësi (ekonomike, sociale etj.).

*Për studentët me më pak mundësi nevojitet dokumenti vërtetues.

Fusha:

  • Mjekësi e Përgjithshme (viti 3 dhe 4)

 

Bursa përfshin:

  • Kompensimin mujor;
  • Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës).

Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm: http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit në këtë universitet klikoni në:

http://admitere.umfcv.ro/en/

Dokumentet që duhet të dorëzohen:     

 

Plani i mobilitetit firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof. Dr. Alban Dibra.

Dërgimi i dokumentacionit:

Me email: erasmus@umed.edu.al

Fizikisht: Pranë zyrës së Protokoll-Arkivës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë

 

Afati i fundit për aplikim: 11.06.2025

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!