Hapet thirrja për aplikime për studentët në Universitetin Côte d’Azur, Nice, Francë, në kuadër të Programit Erasmus+, për semestrin e parë të vitit akademik 2022-2023

Hapet thirrja për aplikime për studentët në Universitetin Côte d’Azur, Nice, Francë, në kuadër të Programit Erasmus+, për semestrin e parë të vitit akademik 2022-2023

Në kuadër të programit  Erasmus + hapet thirrja për aplikim për bursa për mobilitete në Universitetin Côte d’Azur, Nice, Francë në kuadër të Programit Erasmus+,  për semestrin e parë të vitit akademik 2022-2023

Lloji i mobilitetit: Shkëmbim studentësh

Niveli i mobilitetit për studentët: Program studimi i ciklit të dytë

Fusha e studimit: Mjekësi e Përgjithshme,

Kohëzgjatja e mobilitetit: 6 muaj

Bursa përfshin:

Kompensimin mujor (850 Euro në muaj)

Kostot e udhëtimit (275 Euro)

Dokumentet që nevojiten:

  1. CV në Anglisht
  2. Letër motivimi në Anglisht
  3. Listë notash e përkthyer dhe e noterizuar në Anglisht
  4. Fotokopje e pasaportës
  5. Vërtetim studenti e përkthyer dhe e noterizuar në Anglisht
  6. Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1 dhe Frengjisht B1)

Për t’u njohur me programin e studimit dhe për informacione më të detajuara mbi këtë universitet klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://univ-cotedazur.eu/

Afati i aplikimit: deri më 15.03.2022

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi, në zyrën e protokollit, në rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe duhet  të dërgohen të skanuara në adresën: projects.office@umed.edu.al.

Dokumentacioni  i  dorëzuar në zyrën e protokollit,  duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit, i cili, përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit. Për të shkarkuar formularin klikoni në  linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2022/02/Formulari-i-aplikimit-per-studentet.docx