Shkolla verore korrik- Gusht 2022, ÇEKI

Shkolla verore korrik- Gusht 2022, ÇEKI

Në kuadër të Programit “Summer Schools of Slavonic Studies in 2022” Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve e Republikës së Çekisë ofron 2 (dy) bursa për pjesëmarrje në kurset verore të gjuhës çeke për studentët dhe mësuesit shqiptarë që kanë njohuri ose studiojnë gjuhën çeke.

Kurset do të mbahen për një periudhë intensive 3-4 javore në 3 nivele (fillestar, i mesëm dhe i avancuar) pranë Universitetit Masaryk në Brno në datat 23 korrik – 20 gusht 2022 dhe pranë Universitetit Charles në Pragë në datat 22 korrik – 19 gusht 2022.

Kandidatët e interesuar për kurset e mësipërme duhet të dërgojnë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit nëpërmjet postës, brenda datës 4 mars 2022, dokumentacionin përkatës sipas listës në vijim:

  1. Kërkesën për ndjekjen e kursit veror të gjuhës çeke e firmosur nga vetë personi, ku të vendoset adresa elektronike dhe numri i telefoni;
  2. Formularin e aplikimit;
  3. Kopjen e noterizuar të diplomës ose të ndonjë dokumenti të ngjashëm që vërteton mbarimin e programit të studimit të nivelit I dhe/ose II të studimeve të larta ose pasuniversitare;
  4. Kopjen e noterizuar të listës së notave;
  5. Vërtetimin nga universiteti përkatës për kandidatët që ndjekin aktualisht studimet universitare/pasuniversitare;
  6. Fotokopjen e faqes së pasaportës me të dhënat e identitetit;
  7. 2 (dy) fotografi.

Për kurset e mësipërme preferohen kandidatët që kanë të paktën njohuri bazë të gjuhës çeke.

Kandidatët e interesuar duhet të jenë mbi moshën 18 vjeç. Pala çeke mbulon shpenzimet për ushqimin, regjistrimin, programin mësimor dhe kulturor, akomodimin, transportin publik brenda qytetit dhe ekskursionet, ndërsa shpenzimet e udhëtimit ndërkombëtar dhe ato të siguracionit shëndetësor do të mbulohen nga vetë pjesëmarrësit e kursit.

Për një informacion më të detajuar për formularin e aplikimit dhe të përgatitjes së dokumentacionit, ju lutemi referojuni informacionit sipas linkut të mëposhtëm:
https://www.msmt.cz/eu-and-international-affairs/summer-schools-of-slavonic-studies

Personi i kontaktit për programin“Summer Schools of Slavonic Studies in 2022”, në Ambasadën Çeke është Znj.Monika Kazdová, monika_kazdova@mzv.cv.

Më shumë informacion klikoni linkun: https://arsimi.gov.al/bursa-dhe-programe-studimi/