HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STAFIN AKADEMIK TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË PËR MËSIMDHËNIE NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË DHE FARMACISË, CRAIOVA , RUMANI

HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STAFIN AKADEMIK TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË PËR MËSIMDHËNIE NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË DHE FARMACISË, CRAIOVA , RUMANI

HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STAFIN AKADEMIK TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË PËR MËSIMDHËNIE NË UNIVERSITETIN E UNIVERSITETIN E MJEKËSISË DHE FARMACISË, CRAIOVA, RUMANI PËR SEMESTRIN E DYTË TË VITIT AKADEMIK 2021/2022

Mobiliteti përfshin:

Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie

Kohëzgjatja e mobilitetit:  

5 ditë + 2 ditë udhëtim

Bursa përfshin:

Kompensimin ditor (180 EURO në ditë për stafin)

Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës). Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Numri i bursave

Pesë (5)

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit në këtë universitet klikoni në

http://admitere.umfcv.ro/en/

Dokumentet që duhet të dorëzohen:     

Curriculum Vitae në gjuhën Angleze

Fotokopje e pasaportës

Lista e publikimeve në gjuhën Angleze

Letër motivimi në gjuhën Angleze

Vërtetim punësimi (i përkthyer dhe i noterizuar në gjuhën Angleze)

Certifikata që vërteton njohuritë e gjuhës Angleze në nivelin B2, e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën Angleze

Vërtetim nga Dekani i Fakultetit që lejon shkëputjen nga puna për të kryer mobilitetin

Plani i mobilitetit

Për të shkarkuar formatin e planit të mobilitetit klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2021/11/Marreveshja-e-mobilitetit-1.docx

Afati për aplikim: 10.12.2021

Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën. projects.office@umed.edu.al

Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit, i cili përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit. Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2021/11/Formulari-i-aplikimit-per-stafin-akademik-1.docx