HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STAFIN AKADEMIK TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË PËR SEMESTRIN E DYTË TË VITIT AKADEMIK 2021-2022 NË UNIVERSITETIN ““ONDOKUZ MAYIS “ ,Samsun, TURQI
Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për bursa për stafin akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në “Ondokuz Mayis “, Samsun, Turqi për semestrin e dytë të vitit akademik 2021-2022
Mobiliteti përfshin:
Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie
Kohëzgjatja e mobilitetit
5 ditë + 2 ditë udhëtim
Numri i kuotave për bursa
2 (dy)
Bursa përfshin:
Kompensim ditor ( 180 euro)
Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës). Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Për t’u njohur me kalendarin akademik dhe programet e studimit të këtij universiteti klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2022/06/OMU-Erasmus-Institutional-Key-Data-New-2022.pdf
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
- Curriculum Vitae në gjuhën angleze;
- Fotokopje e pasaportës;
- Lista e publikimeve në gjuhën angleze;
- Letër motivimi në gjuhën angleze;
- Vërtetim punësimi (i përkthyer dhe i noterizuar në gjuhën angleze/spanjolle);
- Certifikata që vërteton njohuritë e gjuhës angleze;
- Vërtetim nga Dekani i Fakultetit që lejon shkëputjen nga puna për të kryer mobilitetin.
Plani i mobilitetit në gjuhën angleze
Për të shkarkuar formatin e planit të mobilitetit klikoni në adresën:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2022/06/Plani-i-mobilitetit..docx
Afati për aplikim: 27.6.2022
Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën. projects.office@umed.edu.al
Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit, i cili përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit.
Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2022/06/Formulari-i-aplikimit-per-stafin-akademik-1.docx