Hapet thirrja për Bursa për Studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin “ Ondokuz Mayis “  Turqi në kuadër të programit Erasmus+

Hapet thirrja për Bursa për Studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin “ Ondokuz Mayis “ Turqi në kuadër të programit Erasmus+

Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin  “ Ondokuz Mayis” , Turqi për semestrin e dytë të vitit akademik 2018/2019

Llojet e mobilitetit përfshijnë

  • Shkëmbimin e studentëve

Nivelet e mobilitetit për studentët

  • Program studimi i ciklit të dytë

Kohëzgjatja e mobilitetit

  • 5 muaj

Fusha e studimit

  • Mjekësi e Përgjithshme

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit në gjuhën angleze, që ofron Universiteti Ondokuz Mayis , Turqi klikoni në linkun e mëposhtëm;

http://ebs.omu.edu.tr/ebs/program.php?dil=en&mod=1&Program=2696

Bursat përfshijnë

  • Kompesimin mujor (800 euro për studentët)
  • Kostot e udhëtimit në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe universitetit të origjinë

Për të përcaktuar distancën , klikoni në link-un e mëposhtëm:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Dokumentet që nevojiten për aplikim për studentët janë:

  • CV në gjuhën angleze
  • Kopje e pasaportës
  • Vërtetim studenti
  • Letër motivimi në gjuhën angleze
  • Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1)
  • Marrëveshja e Studimit (Learning Agreement)
  • Listë notash
  • Formular i të dhënave dhe të qëndrimit
  • Formular aplikimi

* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility“.

Në tabelën A përcaktohet aktiviteti që do të zhvillohet në universitetin pritës.

Në tabelën B përcaktohet se cili prej aktiveteve  të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Mjekësisë, kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’  firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +,  Prof.Dr.Alma Idriz

Për të shkarkuar formatin e Marrëveshjes së Studimit, formatin e Formularit  të të Dhënave dhe Qëndrimit si dhe Formatin e Aplikimit klikoni në linqet më poshtë:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2017/03/Marreveshje-studimi-Universiteti-Ondokuz-Mayis.docx

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2017/03/Formular-i-te-dhenave-dhe-qendrimit-Universiteti-Ondokuz-Mayis.docx

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2017/03/Formular-Aplikimi-Universiteti-Ondokuz-Mayis.doc

Për t’u informuar gjerësisht mbi Universitetin “ Ondokuz Mayis” mund të lexoni Guidën për Studentët dhe Stafin e Huaj pranë këtij Universiteti duke klikuar në linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2017/03/Guide-per-Studentet-dhe-Stafin-e-Huaj-Universiteti-Ondokuz-Mayis.pdf

 

Afati për aplikim: 25.10 2018

 

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi,në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Sektorin e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara në adresën. international.office@umed.edu.al .

 

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!