HAPET THIRRJA PËR MOBILITET PËR STAFIN AKADEMIK TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË PËR MËSIMDHËNIE NË UNIVERSITETIN E AKUILËS, ITALIPËR SEMESTRIN E DYTË TË VITIT AKADEMIK 2023-2024

HAPET THIRRJA PËR MOBILITET PËR STAFIN AKADEMIK TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË PËR MËSIMDHËNIE NË UNIVERSITETIN E AKUILËS, ITALIPËR SEMESTRIN E DYTË TË VITIT AKADEMIK 2023-2024

Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për mobilitet për Stafin Akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Akuilës, Itali për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

Mobiliteti përfshin:

Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie

 Kohëzgjatja e mobilitetit:  

5 ditë + 2 ditë udhëtim

 Bursa përfshin:

  • Kompensimin ditor (160 Euro në ditë)
  • Koston e udhëtimit: 275 Euro

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit në gjuhën italiane, që ofron Universiteti i Akuilës, në Itali klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://www.univaq.it/section.php?id=1442#dipartimento_4

 

Dokumentet që duhet të dorëzohen:     

  1. Curriculum Vitae në gjuhën Angleze
  2. Fotokopje e pasaportës
  3. Certifikatë e njohurive të gjuhës Angleze/Italiane
  4. Letër motivimi në gjuhën Angleze
  5. Vërtetim nga Dekani i Fakultetit që lejon shkëputjen nga puna për të kryer mobilitetin
  6. Plani i mobilitetit

 

Mënyra e vlerësimit:

  1. Curriculum Vitae në gjuhën Angleze: maksimumi 30 pikë
  2. Njohuritë në gjuhën Angleze/Italiane: maksimumi 20 pikë
  3. Plani i mobilitetit: maksimumi 30 pikë
  4. Certifikime të tjera: maksimumi 20 pikë

Për të shkarkuar planin e mobilitetit klikoni në linkun e mëposhtëm:

 

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2023/10/Marreveshja-e-Mobilitetitit-Format-1.docx

Afati për aplikim: 03.11.2023

 

Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën: projects.office@umed.edu.al

Plani i mobilitetit firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus+,  Prof. Dr. Alma Idrizi.

Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit, i cili përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit.

Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2023/10/Formulari-i-aplikimit-per-stafin-akademik.docx