Hapet thirrja për mobilitet për studentë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023 në Kolegjin e Shkencave të Aplikuara “LAVOSLAV RUZICK” në Vukovar, Kroaci

Hapet thirrja për mobilitet për studentë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023 në Kolegjin e Shkencave të Aplikuara “LAVOSLAV RUZICK” në Vukovar, Kroaci

Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për mobilitet për studentë të Universitetit  të Mjekësisë, Tiranë në Kolegjin e Shkencave të Aplikuara “LAVOSLAV RUZICK” në Vukovar, Kroaci, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023

 Lloji i mobilitetit: Praktikë mësimore

Kohëzgjatja e mobilitetit: 2 (dy) muaj

Numri i kuotave: 1 (një)

Fusha e studimit: Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, Dega Master Fizioterapi

Bursa përfshin:

  • Kompensimin mujor (850 Euro në muaj për studentët)
  • Kostot e udhëtimit (275 Euro)

Dokumentet që nevojiten:

  • CV në gjuhën angleze
  • Fotokopje e pasaportës
  • Vërtetim studenti e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën Angleze
  • Letër motivimi në gjuhën angleze
  • Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1)
  • Listë notash e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze
  • Formulari i  plotësuar në gjuhën angleze për Traineeship

 

Afati i aplikimit: 16.01.2023

Për të shkarkuar formularin për Traineeship, klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2022/12/Traineeship.docx

Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën: projects.office@umed.edu.al

Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit, i cili përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit. Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2022/12/Formulari-i-aplikimit-per-studentet-4-1.docx