Hapet thirrja për mobilitet për studentët në degën e Infermierisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025 në Universitetin e Mjekësisë Sofje, Bullgari

Hapet thirrja për mobilitet për studentët në degën e Infermierisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025 në Universitetin e Mjekësisë Sofje, Bullgari

Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për mobilitet për studentë të Universitetit  të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Mjekësisë Sofje, Bullgari

Lloji i mobilitetit: 

Praktikë mësimore

Niveli i mobilitetit

Bachelor

Kohëzgjatja e mobilitetit: 

Dy  muaj

Fusha e studimit:

Infermieri

Kuota

3

 

Bursa përfshin:

  • Kompensimin mujor (850 Euro në muaj për studentët)
  • Kostot e udhëtimit (275 Euro)

 

Dokumentet që nevojiten:

  • CV në gjuhën angleze
  • Fotokopje e pasaportës
  • Vërtetim studenti e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze
  • Letër motivimi në gjuhën angleze
  • Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2)
  • Listë notash e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze
  • Formulari i  plotësuar në gjuhën angleze për Traineeship
  • Formulari i aplikimit
  • Formulari i deklarimit

 

Për të shkarkuar formularin për Traineeship, klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/11/Traineeship-form-Nursing.docx

Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën: projects.office@umed.edu.al.

Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimi dhe të deklarimit. Formulari i aplikimit i përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit.

Për të shkarkuar formularin e aplikimit klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/11/Formulari-i-aplikimit-per-studentet-1.docx

Formulari i deklarimit tregon nëse studenti ka kryer ose jo mobilitete të mëparshme me programin Erasmus+.

Për të shkarkuar formularin e deklarimit klikoni në linkun e mëposhtëm

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/11/Formular-Deklarimi-1.docx

Afati  për aplikim: 22.11.2024