KANDIDATËT PËR “PËRGJEGJËS” NË SEKTORIN E PROJEKTEVE DHE ZHVILLIMIT PROFESIONAL, NË DREJTORINË E KËRKIMIT, PROMOVIMIT AKADEMIK DHE KOMUNIKIMIT NË REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

KANDIDATËT PËR “PËRGJEGJËS” NË SEKTORIN E PROJEKTEVE DHE ZHVILLIMIT PROFESIONAL, NË DREJTORINË E KËRKIMIT, PROMOVIMIT AKADEMIK DHE KOMUNIKIMIT NË REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e  arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë,  si dhe në Urdhërin e Rektorit nr. 142, datë 17.11. 2022, Për miratimin e kritereve për kandidatët për personel ndihmës akademik me karakter administrativ, në rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë

Kandidatët për “Përgjegjës” në Sektorin e Projekteve dhe Zhvillimit Profesional, në Drejtorinë e Kërkimit, Promovimit Akademik dhe Komunikimit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere:

  1. Të zotërojë diplomë të nivelit Master i shkencave, ose ekuivalente me të (DIND) të fituar në universitetet e Republikës së Shqipërisë ose diplomë të fituar në universitete të huaja të njohura nga MASR;
  2. Preferohet të ketë eksperiencë pune në fushën e projekteve dhe menaxhimin e tyre, eksperienca e punës në institucionet publike të arsimit të lartë përbën avantazh;
  3. Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office;
  4. Të zotërojë një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);
  5. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  6. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  7. Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
  8. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
  9. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  10. Të ketë njohuri mbi përdorimin e paketës Microsoft Office;

 

Dokumentacioni i kërkuar:

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokoll Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë Tiranë, dokumentet si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) preferohet të jetë standardi (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  5. Kopje e noterizuar e librezës së punës ose ekuivalent me të (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  6. Dokument/Certifikatë që vërteton zotërimin e një gjuhe të huaj;
  7. Kopje e noterizuar e dëshmisë së paketës Microsoft Office;
  8. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  9. Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tre muajve të fundit,
  10. Vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr. 138/2015;
  11. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  12. Referenca nga punëdhënës ose epror direkt të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë.

 

 Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005, Tiranë)

 

Afati i dorëzimit të dokumentacionit10 ditë pune nga publikimi i kritereve në buletinin e APP-së

 Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri mbi Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
  • Njohuri mbi funksionimin dhe menaxhimin e projekteve.

 

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmërinë e tyre për karrierën.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al