Konferenca Kombëtare e Nefrologjisë 17 me temë “Shëndet i veshkave për të gjithë”
Konferenca Kombëtare e Nefrologjisë 17 me temë “Shëndet i veshkave për të gjithë“, e cila u zhvillua në datën 12-13 prill 2024, pranë Hotel Plaza, Tiranë u vlerësua e përshtatshme për të ndarë informacion të vlefshëm mes komunitetit të nefrologëve të Shqipërisë për projektin e ndërmarrë nga AKKSHI me temë:
“Onko-Nefrologji: Një fushë e re në mjekësinë moderne”
Onko-nefrologjia është një subspecialitet inovator në mjekësi, dhe si e tillë është domosdoshmëri që në komunitetin mjekësor të evidentohen problematikat që përbëjnë domosdoshmëri për t’u investiguar.
Në këtë event shkencor më i rëndësishmi për nefrologët u prezantuan qëllimi dhe objektivat e projektit. Bashkëpunëtorët shkencorë të projektit kanë ndërmarrë një studim për pacientët me Sëmundje Renale Kronike nën trajtim me Terapi Renale Zëvendësuese në të cilin pritet të dalin të dhënat e para në Shqipëri për incidencën e malinjancave në këto pacientë që është dhe një ndër objektivat e projektit. Është hartuar skeda e mbledhjes së të dhënave. Hapi parë që u ndërmor ishte përfshirja e një numri të madh pacientësh në studim. Hartimi konform standarteve të vendeve të rajonit e letrës së dhënies së aprovimit për të marrë pjesë në studim ndër këto pacientë ishte një element tjetër i prezantuar. Gjatë ketij eventi u përcoll ndër mjekë (nefrologë, internistë, onkologë, urologë, endokrinologë, infeksionistë) roli vendimtar i qasjes multidisiplinare që kërkon një kuptim të rreptë gjithëpërfshirës të opsioneve të trajtimit për të ofruar kujdes optimal dhe për të përmirësuar rezultatet e pacientit.