KRIJOHET RRJETI I EKSELENCËS NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË
Më datë 22.02.2018 në ambientet e Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, u zhvillua takimi midis Rektorit të Universitetit të Mjekësisë , Tiranë dhe studentëve të Rrjetit të Ekselencës pranë këtij Universiteti.
Në takimin e thirrur nga Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë ishin të pranishëm të gjithë studentët e shkëlqyer që kishin qenë pjesëmarrës në procesin e aplikimit për një periudhë 1 mujore.
Studentët e shkëlqyer të UMT-së do të kontribuojnë në jetën akademike e sociale të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, përkatësisht në:
- Pasurimin e përvojave studentore duke krijuar një komunitet bashkëpunues që nxit një jetesë të ekuilibruar dhe të qëndrueshme.
- Përgatitjen dhe angazhimin e studentëve për të udhëhequr, mësuar dhe jetuar në një shoqëri globale.
- Krijimin dhe zgjerimin e mundësive të ndryshme për studentët, si dhe të marrëdhënieve të qëndrueshme midis studentëve dhe aktorëve (stakeholders) kryesore.
- Zhvillimin dhe mbështetjen e mënyrave të reja për përfshirjen e studentëve në Universitet.
- Identifikimin e nevojave kryesore të studentëve dhe të Universitetit dhe dhënien e mendimeve dhe propozimeve rreth përmbushjes së këtyre nevojave.
- Angazhimin e studentëve si qytetarë të përgjegjshëm, të cilët japin kontributin e tyre social dhe profesional përmes udhëheqjes, njohurive dhe shërbimit që ata i bëjnë shoqërisë.