KRITERET E PUNËSIMIT PËR NJË VEND PUNE PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KARAKTER ADMINISTRATIV, “SPECIALIST I PROTOKOLL ARKIVËS ” NË SEKTORIN E BURIMEVE NJERËZORE DHE PROTOKOLL-ARKIVËS, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë‘, Statuti i Universitetit i Mjekësisë, Tiranë, si dhe në Urdhërin e Rektorit nr. 12. datë 23.12.2021, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, personel ndihmës akademik me karakter administrativ, “Specialist i Protokoll Arkivës ” në Sektorin e Burimeve Njerëzore dhe Protokoll-Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, si më poshtë vijon:
Kriteret:
Kandidatët për pozicionin e punës “Specialist i Protokoll-Arkivës ” në Universitetin e Mjekësisë Tiranë, duhet të plotesojnë keto kritere:
Kritere të përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotëroj gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- Të ketë përfunduar studimet Master Shkencor, ose diploma ekuivalente me to DIND;
- Të ketë njohuri në përdorimin e kompjuterit dhe të programeve bazë (exel, word);
- Të zoteroj një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe për të punuar në grup;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një krimi, kundërvajtje penale apo vepre penale me dashje;
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejonë të kryejë detyrën përkatëse.
Dokumentacioni i kërkuar:
Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë Tiranë, dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomes/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashte vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
- Kopje e noterizuar e librezës së punës, të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë (nëse ka eksperiencë pune);
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së kompjuterit;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore (Dëshmi penaliteti) të marrë brenda tre muajve të fundit;
- Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji 138/20 15;
- Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
- Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s ‘kualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së lnstitucionit.
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar brenda 10 (dhjetë) ditëve pune nga shpallja e njoftimit , pranë zyrës së Protokoll-Arkivës në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, (Adresa: Rruga e Dibrës, pranë QSUT, Nr.232, Tiranë)
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 10 ditë pune nga data e shpalljes në buletinin e APP- së.
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 date 22.07.2015 , “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë‘ ;
- Ligji 9154, date 06. 11.2003 “Për Arkivat”;
- Norma Tekniko-Profesionale dhe Metodologjike të Shërbimit Arkivor në Republikën e Shqipërisë;
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën , trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat , eksperiencën e tyre të mëparshme , motivimin , aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrieren .
Për Çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al