KRITERET E PUNËSIMIT PËR PERSONEL AKADEMIK, ME KOHË TË PLOTË, NË DEPARTAMENTIN KIRURGJISË, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, Personel Akademik, në lëndën e Ortopedi Traumatologjisë, në Departamentin e Kirurgjisë, në Fakultetin e Mjekësisë.
- Kriteret
Kandidatët për personel akademik, me kohë të plotë, në Departamentin Kirurgjisë, në Fakultetin e Mjekësisë, duhet të plotësojnë këto kritere:
Kritere të përgjithshme:
- Të jenë diplomuar në fushën përkatëse (Ortopedi Traumatologji)
- Të ketë përfunduar studimet universitare me rezultate të larta
- Të ketë të paktën gradën shkencore “Doktor Shkencash Mjekësore”
- Të zotëroj me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore
- Të jetë shtetas shqiptar
- Të zotëroj gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata;
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna;
Kritere preferenciale:
- Të zotëroj Diplomë të studimeve në Mjekësi me mesatare 9 e lartë.
- Preferohen aplikantët me më shumë se një gjuhë të huaj.
- Të ketë eksperiencë në mësimëdhënie si Pedagog i Jashtëm të paktën 5 vjet. Preferohet që kjo eksperiencë të jetë në Institucionin ku po aplikohet për këtë vend vakante (Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë)
- Të ketë botime në revista mjekësore brenda dhe jashtë vendit. Preferohen ato me impakt faktori
- Preferohen të kenë punuar pranë Shërbimit Universitar Ortopedi-Traumatologji në Tiranë për të paktën 5 vite.
Dokumentacioni i kërkuar
Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore, në Fakultetin e Mjekësisë, dosjen personale ( të inventarizuar), me dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
- Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi competent ose vërtetim që janë në proçes njohje.
- Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj.
- Të paktën dy referenca nga profesorë.
- Kopje e noterizuar e librezës së punës(të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
- Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria.
- Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 08.04.2019-19.04.2019 (10 ditë pune)
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
- Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e mësimëdhënies në institucionet e arsimit të lartë.
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al