KRITERET E PUNËSIMIT PËR VENDE PUNE, “LABORANT” ME KOHË TË PLOTË, NË DEPARTAMENTIN E FARMACISË, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, personel ndihmësakademik, “Laborante”, me kohë të plotë, në Departamentin e Farmacisë, në Fakultetin e Mjekësisë,
Kriteret:
Kandidatët për “Laborante” me kohë të plotë, në Departamentin e Farmacisë, në Fakultetin e Mjekësisë, duhet të plotësojnë këto kritere:
- Të jetë diplomuar në degën Farmaci 5 vjeçare ose në shkenca biomjekëore 5 vjeçare dhe në secilin prej rasteve kurrikula e programit të studimit të përmbajë lëndët e Përgatitjes Galanike, Përgatitjes Kozmetike dhe Biofarmacisë.
- Të ketë përfunduar studimet universitare me notë mesatare mbi 7 në farmaci ose mbi 8 në shkenca biomjekësore.
- Të ketë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore, preferohet gjuha angleze.
- Të ketë njohuri të përdorimit në programet bazë të kompjuterit.
- Të njoh dhe të zbatoj kodin e etikës në punë (të jetë konfidencial) dhe të jetë i gatshëm të punoj në grup.
- Të jetë i gatshëm të punoj në orare të ndryshme në varësi të orarit mësimor.
- Të ketë eksperiencë pune mbi 3 vjet në fushën ku do të punësohet.
- Të jetë anëtar i Urdhrit profesional përkatës;
- Të zotëroj gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata;
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna;
Dokumentacioni i kërkuar
Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokoll Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë Tiranë, dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së kompjuterit;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
- Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore të largimit nga puna;
- Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë
- Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit.
Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë)
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 01.04.2019-12.04.2019 (10 ditë pune)
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
- Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e procedurave administrative.
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al