Leksion i Hapur në FM mbi rolin dhe veprimtarinë e OBSH-së në Shqipëri
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon se ditën e mërkurë, datë 17 Maj, ora 11.00, në sallën “Galileo-Galilei” të Fakultetit të Mjekësisë u zhvillua Leksioni i hapur mbi rolin dhe veprimtarinë e OBSH-së në Shqipëri”, me pjesëmarrje të veçantë të shefes së zyrës rajonale të OBSH së në Shqipëri Dr. Nazira Artykova. Ky aktivitet u organizua nga Dekanati i Fakultetit të Mjekësisë dhe morën pjesë Dekani i Fakultetit të Mjekësisë Prof. Dr. Xheladin Draçini, Përgjegjësi i Departamentit të Farmacisë Prof. Dr. Ledjan Malaj, si dhe pedagogë dhe studentë të Fakultetit të Mjekësisë.
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më: 25.05.2017