LISTAT E MIRATUARA TË PROCEDURËS SË TRANSFERIMEVE DHE PROGRAMEVE TË DYTA STUDIMI 2014-2015

LISTAT E MIRATUARA TË PROCEDURËS SË TRANSFERIMEVE DHE PROGRAMEVE TË DYTA STUDIMI 2014-2015

 

Në vijim të Udhëzimit Nr. 36 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, datë 01.10.2014 “Për kriteret dhe procedurat e pranimit dhe regjistrimit të kandidatëve që aplikojnë për transferim të studimeve dhe për program të dytë studimi, në programet e ciklit të parë të studimeve me kohë të plotë, në programet e studimeve jouniversitare profesionale dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet publike të arsimit të lartë, në vitin akademik 2014-2015” dhe Urdhrit Nr. 387 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, datë 30.09.2014 “Për shpërndarjen e kuotave të transferimit të studimeve si dhe kuotat për programe të dyta studimi, në programet e ciklit të parë të studimeve me kohë të plotë, në programet e studimit jouniversitare profesionale dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet publike të arsimit të lartë, në vitin akademik 2014-2015“, informojmë kandidatët mbi listat e miratuara për Transferim Studimesh dhe Program të Dytë Studimi, si më poshtë:                                                                       

 

Regjistrimi i kandidatëve kryhet nga data 16.02.2015 deri në orën 16:00 të datës 20.02.2015. Kandidatët në momentin e regjistrimit të paraqesin pranë sekretarisë së Fakultetit të UMT-së vërtetimin e çregjistrimit nga universiteti që transferohen.

 

                                                                                   REKTORATI

 Përditësimi i fundit: 13.02.2015

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *