VIZITA E DELEGACIONIT TË UNIVERSITETIT TË PALERMOS NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

VIZITA E DELEGACIONIT TË UNIVERSITETIT TË PALERMOS NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

 

Ditën e shtunë, më datë 06 mars 2015, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë priti në ambientet e Rektoratit delegacionin e Universitetit të Palermos, të kryesuar nga Rektori Prof. Dr. Roberto Lagalla, Dekani i Fakultetit te Mjekësisë Prof. Dr. Francesco Vitale, Shefi i Katedrës së Kardiologjisë Prof. Dr. Pasquale Assennato dhe Drejtori i Departamentit të Emodinamikës në Spitalin S. Antonio Abate – Erice të Trapanit Prof. Asc. Arian Frashëri.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë Prof. Dr. Ali Refatllari u shpreh i nderuar nga vizita e delegacionit të Universitetit të Palermos dhe e vlerësoi këtë vizitë si një pikënisje për diskutime konkrete dhe projekte të përbashkëta në fusha me rëndësi të veçantë për zhvillimin e të dy institucionet e arsimit të lartë. Në takim morën pjesë edhe Zv. Rektor Prof. Dr. Anyla Bulo, Zv. Rektor Prof. Dr. Arben Gjata, Zv. Rektore Prof. As. Suela Këlliçi dhe Kancelari i Universitetit të Mjekësisë Z. Mirjel Dollani.

Vizita u zhvillua me ftesë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në kuadër të bashkëpunimit mes të dy universiteteve. Me këtë rast, dy Rektorët e Universiteteve shqyrtuan mundësitë e mëtejshme të një bashkëpunimi në fushat prioritare, si më poshtë:

    • Protokoll bashkëpunimi për krijim e një Rrjeti të përbashkët për formimin dhe trajtimin e specialistëve mjekësor shqiptar për rastet dhe ndërhyrjet e veçanta që nuk mund të trajtohen aktualisht në Shqipëri.
    • Protokoll bashkëpunimi në projekte të financuara nga Koopeacionit Italian për Zhvillim dhe shtetet përkatëse.
    • Protokoll bashkëpunimi për njohjen e titujve akademikë në Republikën e Italisë dhe në Bashkimin Evropian të ciklit të tretë të studimeve, specilizime afatgjata, që ofrohen Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
    • Asistencë teknike nga Universiteti i Palermos në hartimin e kurrikulave të studimit të specializimeve që ofrohen nga Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
    • Konsultimi dhe shkëmbimi i mendimeve për implementime të programeve të studimit.
    • Përpilimi i një marrëveshje bashkëpunimi mes të dy universiteteve dhe qendrave spitalore përkatëse në të cilat kryhen praktikat klinike.
    • Mundësi për trajnime të përbashkëta për specializantët e UMT-së me kohëzgjatje të shkurtër me qëllim që të përgatiten specialistë në fushën e kadiologjisë, kardiokirurgjisë, kirugjisë, laboratori, shëndetit publik, imazherisë.
    • Shkëmbime studentore në fushën e farmacisë.
    • Mundësi për shkëmbime studentore në tri ciklet e studimit (Bachelor, Master dhe Doktoratë).
    • Mundësi për shkëmbime të stafit akademik dhe bashkëpunim në fushat e specializimeve me synim rritjen e cilësisë dhe arritjen e standardeve evropiane.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e krjimit të një Rrjeti të përbashkët formimi ku specialistët e mjekësor shqiptar do të asistohen dhe trajnohen në mënyrë shkencore me njohuri të avancuara nga specialistët e lartë të Universitetit të Palermos, të Qendrës Spitalore Universitare Poliklinike të Palermos “Paolo Giaccone”, Spitalin S. Antonio Abate – Erice të Trapanit, si dhe të Qarkut të Siçiljes, në Itali. Palët diskutuan për një uniformitet të standardeve të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë me ato evropiane dhe zhvillimin e kurrikulave të ciklit të tretë të studimeve të Specilizimeve, duke u bazuar në eksperiencën më të mirë të dekreteve të fundit evropiane në fushat e specializimeve. Gjithashtu, në takim u shqyrtuan mundësitë për hartimin e një bashkëpunimi afatgjatë në projekte të tjera të përbashkëta të cilat do të jenë të financuara nga Koopeacionit Italian për Zhvillim dhe nga shtetet përkatëse për rritjen e cilësisë me shkëmbim të eksperiencave në arsim mes dy institucioneve të arsimit të lartë, ku synohet jo vetëm objektiva të larta akademike, por edhe promovimin e punës kërkimore të fakulteteve, të pedagogëve dhe studentëve të tyre.

Rektori Prof. Dr. Ali Refatllari informoi delegacionin e pranishëm se Universiteti i Mjekësisë, Tiranë është në një periudhë inovacioni të përgjithshëm dhe asistenca e vyer e Universitetit të Palermos vjen në momentin e duhur për të rinovuar dhe ndërtuar çdo program studimi sipas standardeve evropiane.

Rektori Prof. Dr. Roberto Lagalla u shpreh se u ndje mjaft i kënaqur dhe i nderuar nga pritja e bërë nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë dhe nënvizoi angazhimin e tij personal në realizimin e diskutimeve dhe projekteve të përbashkëta. Ai vlerësoi frymën e bashkëpunimit dhe gatishmërinë e Universiteti i Mjekësisë, Tiranë për organizimin e grupeve të punës, të cilat do të jenë pika e kontaktit e universitetit, jo vetëm për projektet e diskutuara por edhe për projekte me rëndësi të veçantë që do të vijonë.

Në fund të takimit, Rektorët ranë dakord për shkëmbime vizitash dhe bisedime të vazhdueshme për finalizimin e projekteve të diskutuara në dy marrëveshje të cilat do të synojnë vazhdimsinë e mëtejshme të bashkëpunimit institucional.

 

                                                                            REKTORATI

Përditësimi i fundit: 16.03.2015                                                                       

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *