LISTAT PËRFUNDIMTARE TË KANDIDATËVE FITUES NË RAUNDIN E DYTË NË PROGRAMET E STUDIMIT TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Të gjithë kandidatët, të cilët kanë kryer procesin e aplikimit në raundin e dytë dhe janë shpallur fitues në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, duhet të kryejnë procesin e regjistrimit online dhe me dokumentacion në sekretaritë mësimore të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në programin e studimit ku dëshirojnë të vazhdojnë studimet, deri më datë 16 tetor 2016. Kandidati që është shpallur fitues në më shumë se një program studimi, lejohet të regjistrohet me dokumentacion vetëm në njërin nga programet e studimit ku është fitues. Pas datës 16 tetor 2016, deri më datë 20 tetor 2016, sekretaritë mësimore të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë do të regjistrojnë online dhe me dokumentacion, deri në plotësimin e numrit të kuotave për programin e studimit përkatës, të gjithë kandidatët e tjerë që kërkojnë të regjistrohen, duke respektuar renditjen në lista. Kandidati nuk mund të regjistrohet në më shumë se një program studimi.
Sekretaritë mësimore të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë do të pranojnë dokumentacionin për të gjithë kandidatët që do të regjistrohen. Kandidatët dorëzojnë personalisht, ose nëpërmjet përfaqësuesit të autorizuar nga ana e tyre, dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Dokumentin e identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja e një prej dokumenteve të identifikimit.
b) Fotokopje të noterizuar të diplomës së Maturës Shtetërore ose deftesës së pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave, ose të një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njësuar në MAS.
c) Deklaratën e paraqitur në shtojcën bashkëlidhur Udhëzimit 13, e cila plotësohet nga kandidati në prani të punonjëses së sekretarisë mësimore të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe nënshkruhet nga kandidati dhe nga kjo e fundit.
d) Dy fotografi personale.
Lista përfundimtare e studentëve, të renditur sipas pikëve, për programet e studimit në Fakultetin e Mjekësisë
1. Programi i studimit “Mjekësi e Përgjithshme” : (https://www.dropbox.com/s/0owt9q7fvk54c72/Mjekesi%20e%20Pergjithshme.pdf?dl=0)
2. Programi i studimit “Farmaci”: (https://www.dropbox.com/s/xxff7rb8kgevh9v/Farmaci.pdf?dl=0)
Lista përfundimtare e studentëve, të renditur sipas pikëve, për programet e studimit në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike
1. Programi i studimit “Infermieri e Përgjithshme”: (https://www.dropbox.com/s/7myztfpt1a5jdif/Infermeri%20e%20Pergjithshme.pdf?dl=0)
2. Programi i studimit “Mami”: (https://www.dropbox.com/s/8gganlqlqa3x4pa/Mami.pdf?dl=0)
3. Programi i studimit “Imazheri”: (https://www.dropbox.com/s/e8586au93ebjtoc/Imazheri.pdf?dl=0)
4. Programi i studimit “Logopedi”: (https://www.dropbox.com/s/x1qw2u0rdwgdg43/Logopedi.pdf?dl=0)
5. Programi i studimit “Teknik i Lartë Laboratori”: (https://www.dropbox.com/s/535n4eqmru2f50h/Teknik%20i%20Larte%20Laboratori.pdf?dl=0)
6. Programi i studimit “Fizioterapi”: (https://www.dropbox.com/s/y3n3y3ew96g844m/Fizioterapi.pdf?dl=0)
Lista përfundimtare e studentëve, të renditur sipas pikëve, për programet e studimit në Fakultetin e Mjekësisë Dentare
1. Programi i studimit “Stomatologji”: (https://www.dropbox.com/s/veyfwobyugaymwd/Stomatologji.pdf?dl=0)
Listat hapen duke klikuar në ikonën pdf ose duke klikuar në linkun direkt që ndodhet pas ikonës.
Studentët mund të verifikojnë renditjen e tyre në linkun e mëposhtëm nëpërmjet ID-së së studentit: https://klasifikimi.ualbania.rash.al/umt
ID e studenteve që ndodhen nën vijën e kuqe nuk janë fitues në programin përkatës të studimit.
REKTORATI
Publikuar më 12.10.2016