NJOFTIM NGA FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE

NJOFTIM NGA FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE

 

Njoftohen të gjithë kandidatët që do të kryejnë aplikimin për Ciklin e dytë të studimeve me kohë të plotë “Master Shkencor” dhe “Master Profesional” se aplikimet në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike janë të hapura nga data 07.10.2016, nga ora 8.00 deri në orën 16.00.

Kandidatët duhet të paraqiten pranë sekretarisë mësimore me dokumentacionin perkatës në bazë të Udhëzimit Nr. 24, datë 07.10.2016të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit “Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin Nr. 13, datë 22.07.2016 “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në Institucionet e Arsimit të Lartë, në vitin akademik 2016-2017”, të ndryshuarsipas pikës 12 të këtij Udhëzimi bashkënjitur njoftimit. Në bazë të Ligj Nr. 80/2015, “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në bazë te Udhëzimin Nr. 52, datë 03.12.2015, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit “Për përcaktimin e niveleve të gjuhëve të huaja dhe të testeve ndërkombëtare, për pranimet në programet e ciklit të dytë dhe të tretë, në Institucionet e Arsimit të Lartë”, studentët duhet që të kenë të mbrojur Nivelin B1 të Gjuhëve të Huaja të përcaktuara sipas këtij udhëzimi.

  • Udhëzimi Nr. 24, datë 07.10.2016, i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit “Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin Nr. 13, datë 22.07.2016 “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në Institucionet e Arsimit të Lartë, në vitin akademik 2016-2017”, i ndryshuar
  • Formulari i Aplikimit 

 

                  DEKANATI I FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE

Publikuar më 07.10.2016

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *