Marrëveshja ndërmjet UMT dhe AADF për Programin READ
Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (UMT) dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit (AADF) për Programin READ (Research Expertise from Academic Diaspora).
Kjo marrëveshje do të fokusohet në katër drejtime:
- Kërkim shkencor i përbashkët për publikime në revista me faktor të lartë impakti;
- Mbikëqyrje të doktoraturave në Shqipëri me mentorë nga Diaspora Shkencore;
- Zhvillimin dhe përmirësimin e kurrikulave dhe hartimin e programeve të përbashkëta të studimit me IAL të huaja;
- Angazhimin e akademikëve të diasporës shqiptare në procesin e mësimdhënies në UMT me qëllim shkëmbimin e eksperiencave.
Për AADF marrëveshja u nëndhkrua nga Z. Aleksandër Sarapuli dhe Z. Martin Mata dhe për UMT nga Rektori, Prof. Arben Gjata.