Masterclass: Intensive Care Medicine
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë njofton të gjithë studentët e vitit të V dhe të VI, në programin e studimit “Mjekësi e Përgjithshme”, si dhe studentët e programeve të ciklit të tretë “Specializime afatgjata në fushën e mjekësisë”, se Universiteti i Saarlandit, Gjermani, do të zhvillojë një seminar online, me temë “Intensive Care Medicine”.
Seminari do të mbahet në gjuhën angleze, në pranverën e vitit 2022 (periudha Prill-Maj 2022).
Seminari “Masterclass: Intensive Care Medicine” do të ofrohet në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe interaktive. Ai do të përmbajë 10 leksione (2 x 45 min për leksion), ku përfshihen:
- Shock-u dhe reanimimi
- Sëmundjet kardiake
- Sëmundjet respiratore
- Sëmundjet neurologjike
- Sëmundjet renale
- Sëmundjet infektive
- Sëmundjet gastrointestinale
- Sëmundjet hematologjike
- Kirurgji
- Obstetrikë
- Etika mjekësore në terapinë intensive
Kursi përfshin gjithashtu raste klinike, mësim të integruar me një vizitë virtuale në njësinë e terapisë intensive, parime dhe përmbajtje mjekësore në trajtimin e rasteve kritike.
Krahas njohurive praktike që do të merren, seminari “Masterclass: Intensive Care Medicine” do të hapë rrugën edhe për një eksperiencë personale në kuadër të internship-eve që mund të zhvilloni në Universitetin e Saarlandit, në të ardhmen.
Studentët e interesuar të marrin pjesë në këtë aktivitet, luten të plotësojnë, brenda datës 31.12.2021, formularin e mëposhtëm:
Për më shumë informacion mund të ndiqni linkun:
https://masterclassicm.wordpress.com/