Më e mira është përpara!

Më e mira është përpara!

Ditën e premte në sallën e “Këshillit të Profesorëve” të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në prezencën e Rektorit dhe njëkohësisht Kryetarit të Senatit Akademik Prof. Dr. Arben Gjata si dhe anëtarëve të nderuar të Senatit, u zhvillua takimi me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale znj. Ogerta Manastirliu.

Në këtë takim, përveç të tjerave, u diskutua dhe finalizimi i Memorandumit të Bashkëpunimit të Ministrisë në fjalë dhe UMT-së, në lidhje me rritjen dhe fuqizimin e kapaciteteve të profesionistëve në mjekësi, bashkëpunimin e Spitaleve Rajonale të Elbasanit, Durrësit, Shkodrës, Spitalit Memorial Fier me UMT-në si dhe rritjen e numrit të kuotave të studentëve në programin ‘Mjekësi e Përgjithshme’.