MUNDËSI APLIKIMI NË THIRRJEN PËR 101 POZICIONE POST-DOKTORATE NGA UNIVERSITETI COMPLUTENSE TË MADRIDIT, NË SPANJË
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon të interesuarit mbi mundësinë për aplikime për 101 pozicione Post-Doktorate, që ofrohen nga Universiteti Complutense të Madridit (UCM), në Spanjë, në kuadër të Marie Skłodowska-Curie Actions Individual Fellowship (MSCA-IF).
Për informacione të mëtejshme, mund të konsultoni informacionin e publikuar në faqen web zyrtare të Universitetit Complutense të Madridit, në linkun e mëposhtëm:
http://oficinaeuropea.ucm.es/msca-expresions-of-interest-2017
Mundësitë për aplikime janë të ndara sipas fushave kërkimore dhe Fakulteve që i ofrojnë. Afatet për aplikimit janë të ndryshme, në varësi të projektit të shpallur.
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më: 13.06.2017