TAKIME MBI STANDARDIZIMIN E KURRIKULËS SË INFERMIERISË SË PËRGJITHSHME ME KURRIKULAT E BASHKIMIT EVROPIAN NË FSHMT

TAKIME MBI STANDARDIZIMIN E KURRIKULËS SË INFERMIERISË SË PËRGJITHSHME ME KURRIKULAT E BASHKIMIT EVROPIAN NË FSHMT


Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon se në datat 26-30 Qershor 2017, pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike u zhvilluan një grup takimesh në kuadër të standardizimit të kurrikulës së Infermierisë së Përgjithshme me kurrikulat e Bashkimit Evropian. Qellimi i takimeve ishte trajnimi i stafit pedagogjik nga ekspertë evropianë të fushës, të cilët janë pjesë e organit të Bashkimit Evropian TAIEX (Technical Assistance and Information Exchange). Takimet u kryen në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, e cila ka luajtur një rol të rëndesishëm në krijimin e marrëdhënieve mes FSHMT-së dhe TAIEX.
TAIEX është një instrument i Komisionit Europian, i cili siguron ndihmë afatshkurtër dhe reciproke për administratat e pushtetit qendror (përfituesit) në vendet përfituese me qellim që të kuptojnë dhe zbatojnë legjislacionin, politikat dhe standardet e BE-së. Misioni i TAIEX konsiston në dërgimin e ekspertëve nga Shtetet Anëtare të BE-së në institucione që kërkojnë të zhvillojnë më tej standardet evropiane. Në këtë kuadër në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike ishin të pranishëm ekspertë nga Mbreteria e Bashkuar dhe Lituania. Takimet prodhuan një bashkëpunim të vazhdueshëm dhe këshilla të vlefshme mbi mënyrën e hartimit të një kurrikule Infermierie me të gjitha standardet e BE-së. Gjithashtu, takimet ofruan një mundësi të mirë për të diskutuar dhe për të paraqitur shembujt e praktikave më të mira.

REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më: 05.07.2017

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *