NJOFTIM-KRITERET E PUNËSIMIT PËR VEND PUNE, NDIHMES  AKADEMIK ME KARAKTER MËSIMOR – SHKENCOR , ME KOHË TË PLOTË NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM-KRITERET E PUNËSIMIT PËR VEND PUNE, NDIHMES AKADEMIK ME KARAKTER MËSIMOR – SHKENCOR , ME KOHË TË PLOTË NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, Ndihmes  Akademik me karakter mësimor – shkencor , me kohë të plotë, në Departamentin e Lëndeve Biomjekësore dhe Eksperimentale, Seksioni i Fiziologjise në Fakultetin e Mjekësisë.

 A.Kriteret

Kandidatët për personel ndihmës akademik me karakter mësimor – shkencor, me kohë të plotë, pozicioni “Laborante” Seksioni i Fiziologjise,Departamenti i Lëndëve Biomjekësore dhe Eksperimentale   në Fakultetin e Mjekësisë, duhet të plotësojnë këto kritere:

 

Kritere të përgjithshme:

  1. Të ketë shtetësi shqiptare;
  2. Të zotërojë diploma të arsimit të lartë të fituar në universitetet e Republikës së Shqipërisë ose diplomë të fituar në universitete të huajat e njohura nga MASR;
  3. Të zoterojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
  4. Të mos ketë masë disiplinore që nuk janë shuar sipas ligjit;
  5. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  6. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  7. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  8. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata për kryerjen e një vepre penale.

 

Kriteret e veçanta:

  1. Të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare  të nivelit Master Profesional ose Master Shkencor, pranë Universitetit të Mjekësisë Tiranë,Fakulteti i Shkencave Mjekësore –
  2. Teknike, ose në Fakultete ekuivalente ,të akredituara dhe të njohura nga MASR, me notë mesatare aritmetike të studimeve universitare  mbi 7 (shtatë) e lart ;
  3. Të  ketë eksperiencë pune mbi 5 vjet të dokumentuar;
  4. Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht);
  5. Të ketë njohuri të mira të paketës Mikrosoft Office.

Kritere preferenciale:

  1. Preferohen kandidatë që zotërojnë gjuhën angleze;
  2. Preferohen kandidatë  që kanë përvoja të mëparshme pune laboratorike spitalore;
  3. Preferohen kandidatë që kanë përfunduar Master të Shkencave në Teknikë Laboratori (dy vjeçar);

Dokumentacioni i kërkuar

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, në Fakultetin e Mjekësisë, dosjen personale ( të inventarizuar), me dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  5. Çdo dokumentacon tjetër që vërteton trajnimet,arsimin shtesë,vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  6. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë)
  7. Kopje e noterizuar e lishencës së ushtrimit të profesionit të mjekut të lëshuar nga UMSH;
  8. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së paketës Microsoft Office;
  9. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  10. Listë dhe kopje të botimeve dhe artikujve ,teksteve,revista,projekte shkencore,abstrakte etj;
  11. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  12. Formular vetdeklarimi sipas formës së kerkuar nga ligji nr.138/2015;
  13. Vërtetim i Gjendjes Gjygjesore(Dëshmi Penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit);
  14. Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  15. Të paktën dy referenca nga profesorë të fakultetit dhe/ose referenca nga punëdhënës të mëparshëm.

 

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 21.12.2020 – 06.01.2021(10 ditë pune)

 Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e mësimëdhënies në institucionet e arsimit të lartë.

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel ndihmës akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare  www.umed.edu.al

 Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al