NJOFTIM- PËR 1 (NJË) POZICION PUNE “KRYETAR I DEGËS SË PROTOKOLL-ARKIVËS DHE BIBLIOTEKËS/DHE SEKRETARE E DEKANIT” PRANË FAKULTETIT TË SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË.

NJOFTIM- PËR 1 (NJË) POZICION PUNE “KRYETAR I DEGËS SË PROTOKOLL-ARKIVËS DHE BIBLIOTEKËS/DHE SEKRETARE E DEKANIT” PRANË FAKULTETIT TË SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË.

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Statutin e  Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në urdhrin e Rektorit nr.107, datë 14.10.2020 shpall konkursin për 1 (një) pozicion puneKryetar i Degës së Protokoll-Arkivës dhe Bibliotekës/dhe Sekretare e Dekanitpranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Kandidatët konkurrentë për 1 (një) pozicion pune Kryetar i Degës së Protokoll-Arkivës dhe Bibliotekës/dhe Sekretare e Dekanitpranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë:

Kritere të përgjithshme:

  1. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
  3. Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
  4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  5. Të zotërojë diplomë të paktën të nivelit “Bachelor”;
  6. Të zotërojë me dëshmi, njohuri të avancuara profesionale të paketës Microsoft Office;
  7. Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);
  8. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  9. Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;

Kritere preferenciale:

  1. Preferohet kandidat që kanë diplomë në një nga Degët e Fakultetit të Shkencave Sociale;
  2. Një eksperiencë e mëparshme në protokoll do të përbënte avantazh;
  3. Të shfaqë aftësi organizative dhe bashkëpunimi në grup;

Dokumentacioni i kërkuar:

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass), i përditësuar;
  3. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimit);
  4. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  5. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  6. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  7. Dokument/Certifikatë që vërtetojnë trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim dhe në mbështetje të kritereve preferenciale;
  8. Certifikatë/Dëshmi që vërtetojnë njohurit të paketës Microsoft Office;
  9. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  10. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  11. Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  12. Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit;

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

 

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Protokollin e  Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 19.10.2020-30.10.2020 (10 ditë pune)

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në RSH”;
  • Njohuri mbi ligjin nr.9154, datë 11.2003 Për Arkivat

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al