NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND NË SEKTORIN E SHËRBIMEVE JURIDIKE “SPECIALIST” ME KONTRATË ME AFAT  TË PACAKTUAR NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË.

NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND NË SEKTORIN E SHËRBIMEVE JURIDIKE “SPECIALIST” ME KONTRATË ME AFAT TË PACAKTUAR NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË.

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në propozimin e Drejtorit Juridik me Nr. 92 prot., datë 14.01.2021, si edhe në Urdhërin e Rektorit Nr. 43, datë 10.05.2021 shpall konkursin për pozicionin e punës, Ndihmës Akademik ”Specialist”, në Sektorin e Shërbimeve Juridike të Drejtorisë së Shërbimeve Juridike dhe Burimeve Njerëzore në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.

 Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët janë :

Kritere të përgjithshme:

  1. Të zotërojë diplomë të nivelit MSC, ose ekuivalente me të (DIND) në shkenca juridike;
  2. Të ketë eksperience pune , jo me pak se 3 (tri) vite, eksperienca e punës në Institucione të Arsimit të Lartë dhe përfaqësimi në proceset gjygjësore përbëjnë avantazh;
  3. Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office;
  4. Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht;
  5. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar ;
  6. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  7. Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
  8. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  9. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata për kryerjen e një vepre penale;

 

Dokumentacioni i kërkuar:

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, në Rektoratin e Universitetit  të  Mjekësisë, Tiranë, dosjen personale (të inventarizuar), me dokumentat si më poshtë:

 

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave;
  5. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  6. Kopje e noterizuar e librezës së punës :
  7. Kopje e noterizuar e dëshmisë së paketës Microsoft Office;
  8. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  9. Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015
  10. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  11. Referenca që provojnë vlerësimet pozitive;
  12. Vërtetim i gjendjes gjygjësore (Dëshmi penaliteti) të marrë brenda tre muajve të fundit;

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.  Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Insititucionit.

 Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga data e shpalljes në Buletinin e APP-së

 Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri mbi ligjin NR. 7961  12. 07. 1995 kodi i Punës i  RSH, i ndryshuar
  • Kodi Administrativ dhe Kodi i Procedurës Administrative i RSH
  • Kodi Civil dhe Kodi i Procedurës Civile i RSH
  • Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e mësimdhënies në Institucionet e Arsimit të Lartë.

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel ndihmës akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare  www.umed.edu.al

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al