NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND, POZICIONI “SEKRETARE MËSIMORE”, PRANË SEKRETARISË MËSIMORE, NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE,UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË
Mbështetur në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, si edhe në Urdhërin e Rektorit Nr. 74 , datë 17.05.2023, “Për miratimin e kritereve për kanditatët për vendin e punës personel ndihmës akademik “Sekretare Mësimore” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike,Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ”, shpall konkursin për 1 (një) vend, në pozicionin e punës “Sekretare Mësimore” me kohë të plotë, pranë Sekretarisë Mësimore në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike,Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
Kandidatët për personel ndihmës akademik, me kohë të plotë, 1 (një) vend, pozicioni “Sekretare Mësimore”, pranë Sekretarisë Mësimore, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike,Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere:
Kritere të përgjithshme
- Të ketë përfunduar minimalisht studimet universitare të ciklit të pare (Bachelor);
- Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj;
- Të ketë njohuri të mira të përdorimit të kompjuterit dhe programit Microsoft Office, të vërtetuar me dëshmitë përkatëse;
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejnë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
- Të mos jetë marrë ndaj tyre ndonjë masë disiplinore e largimit nga puna;
Kritere preferenciale:
- Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese të punës në grup;
- Të ketë eksperienca pune të ngjashme brenda sistemit arsimor;
- Të ketë përfunduar studimet universitare në nivelin master shkencor;
- Preferohet gjuha angleze;
Dokumentacioni i kërkuar:
Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë Tiranë, dosjen personale (të inventarizuar), me dokumentet si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave;
- Kopje e noteruar e librezës së punës;
- Kopje e noteruar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
- Vërtetim që nuk ka masë disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
- Referenca që provojnë vlerësimet pozitive;
- Vërtetim i gjendjes gjygjësore (Dëshmi Penaliteti), të marrë brenda (tre muajve të fundit);
Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i kërkuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Institucionit.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga data e shpalljes në Buletinin e APP-së.
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”.
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel ndihmës akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al