Simpoziumi i Akademisë

Simpoziumi i Akademisë

🗓️ Në 25 maj në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë u zhvillua simpoziumi

“Teknika bashkëkohore në kërkimin shkencor në Gjenetikën

humane” me referime dhe diskutime mbi rolin e gjenetikës dhe biologjisë molekulare si dhe rëndësinë e aplikimit të teknikave bashkëkohore në praktikën e përditshme mjekësore.

🔬🧬🩸Shërbimi i Laboratorit të Gjenetikës – Fakulteti i Mjekësisë së Universitetit të Mjekësisë, Tiranë u prezantua me një risi të re ne teknikat molekulare për diagnozën dhe trajtimin e Leukemisë mieloide kronike.
👩🏻‍💻 Simpoziumi u përshëndet dhe nga zv.Rektorja e UMT-së Prof. Suela Dibra Këlliçi.
👩🏻‍⚕️Fjala referuese për risinë në fjalë u mbajt nga:
-Dr. Shk. Dorina Roko
-Prof.Dr. Anila Laku Babameto.