Njoftim për 1 (një) vend pune në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
Mbështetur në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, si edhe në Urdhërin Nr.22, datë 30.03,2021 “Për miratimin e kritereve për kanditatët për personel ndihmës akademik në Fakultetin e Mjekësisë ” shpall konkursin për pozicionin e punës, personel ndihmës akademik “Laborante Mësimore” me kohë të plotë në Departamentin e Lëndëve Biomjekësore dhe Eksperimentale, Seksioni i Fiziologjisë në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
Kandidatët për personel ndihmës akademik, me kohë të plotë, pozicioni “Laborante Mësimore” Seksioni i Fiziologjisë, pranë Departamentit të Lëndëve Biomjekësore dhe Eksperimentale, në Fakultetin e Mjekësisë pranë UMT-së, duhet të plotësojnë këto kritere:
Kritere të përgjithshme
- Të jetë shtetas shqipëtar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata për kryerjen e një vepre penale;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos ketë masë disiplinore që nuk është shuar sipas ligjit;
- Të zotërojë diplomë të arsimit të lartë të fituar në Universitetet e Republikës së Shqipërisë ose diplomë të fituar në Universitete të huaja të njohura nga MASR;
Kritere të veçanta:
- Të ketë përfunduar studimet universitare të nivelit Bachelor, pranë Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, ose në Fakultete ekuivalente, të akredituara dhe të njohura nga MASR, me notë mesatare aritmetike të studimeve universitare mbi 7 (shtatë) e lart ;
- Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht);
- Të ketë eksperiencë pune mbi 5 (pesë) vjet të dokumentuar;
- Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
Kritere preferenciale:
- Preferohen kandidatë që zotërojnë gjuhën angleze;
- Preferohen kandidatë që kanë përvoja të mëparshme pune laboratorike spitalore;
- Preferohen kandidatë që kanë përfunduar studimet në Master të Shkencave “Teknik Laboratori”;
Dokumentacioni i kërkuar:
Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, pranë UMT-së , dosjen personale ( të inventarizuar), me dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave;
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së paketës Microsoft Office;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
- Referenca që provojnë vlerësimet pozitive;
- Dëshmi Penaliteti të marrë brenda (tre muajve të fundit);
Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i kërkuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi behet pjesë e Arkivës së Institucionit.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga data e shpalljes ne Buletinin e APP-së.
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”.
- Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e mësimëdhënies në Institucionet e Arsimit të Lartë.
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel ndihmës akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al