NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND PUNE NË POZICIONIN “PERSONEL AKADEMIK”, KATEGORIA “LEKTOR” ME KOHË TË PLOTË, PRANË SHËRBIMIT TË KARDIOLOGJISË NR.2, NË DEPARTAMENTIN E SËMUNDJEVE TË ZEMRËS DHE ENËVE TË GJAKUT, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË
Mbështetur në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, në Vendimin e Bordit të Administrimit të UMT-së nr. 40, datë 04.07.20219 “Për miratimin e numrit të personelit të UMT-së, në të gjitha nivelet” si dhe në Urdhërin nr. 111, datë 30. 09. 2021 “Për miratimin e kritereve për kandidatët për personel akademik në Fakultetin e Mjekësisë”, shpall konkursin për pozicionin e punës “Personel akademik”, kategoria “Lektor” me kohë të plotë, pranë Shërbimit të Kardiologjisë Nr.2, në Departamentin e Sëmundjeve të Zemrës dhe Enëve të Gjakut, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
Kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve si dhe dokumentacioni përkatës për pozicionin e punës vakant “Personel akademik”, kategoria “Lektor”, në Departamentin e Sëmundjeve të Zemrës dhe Enëve të Gjakut, Shërbimi i Kardiologjisë Nr.2, në Fakultetin e Mjekësisë, UMT-së Tiranë, janë si më poshtë vijon:
Kritere të përgjithshme:
- Të jetë diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë,dega “Mjekësi e Përgjithshme”:
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës;
- Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore(Anglisht,Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht);
- Të ketë liçencën e ushtrimit individual të profesionit të lëshuar nga Urdhëri i Mjekëve;
- Të ketë mbaruar studimet universitare me notë mesatare mbi 8.5 (tetë.pesë);
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
Kritere specifike:
- Të ketë diplomë specializimi në Kardiologji;
- Të ketë doktoraturë në Kardiologji;
- Të ketë eksperiencë si kardiolog në Shërbimin e Kardiologjisë, për më shumë se 12 (dymbëdhjetë) vite;
- Të ketë eksperiencë në mësimdhënie në lëndën e Kardiologjisë, si pedagog i jashtëm , për të paktën mbi 3 (tri) vite ;
- Të ketë kualifikime apo specializime në Istitucione klinike në vende të Komunitetit Evropian.
- Të ketë licensën për ushtrimin e profesionit në specialitetin përkatës nga Urdhëri i Mjekëve.
Kritere preferenciale:
Të ketë ekspertizë afatgjatë në diagnozën dhe trajtimin e çrregullimeve të ritmit dhe përçimit të zemrës;
Të ketë mbaruar studimet universitare me notë mesatare mbi 8.5 (tetë.pesë).
Dokumentacioni i kërkuar
Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, në Fakultetin e Mjekësisë, dosjen personale (të inventarizuar), me dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noteruara (për secilin program përkatës studimi);
- Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent (MASR) ose vërtetim që janë në proces njohje.
- Kopje e noteruar e liçencës për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhëri i Mjekëve.
- Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare, workshop
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton punësimin si pedagog i jashtëm, trajnimet,arsimin shtesë,vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
- Të paktën dy referenca nga profesorë të Fakultetit dhe/ose referenca nga punëdhënës të mëparshëm;
- Kopje e noteruar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Kopje e noteruar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
- Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
- Vërtetim i Gjendjes Gjygjësore(Dëshmi Penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit).
Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.
Afati i dorëzimi të dokumentacionit është 10 (dhjetë) ditë pune që nga dita e shpalljes së konkurimit nga APP.
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
- Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e mësimdhënies në institucionet e arsimit të lartë.
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al