NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND PUNE “SPECIALIST NË SEKTORIN E PROKURIMEVE”, NË DREJTORINË E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND PUNE “SPECIALIST NË SEKTORIN E PROKURIMEVE”, NË DREJTORINË E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

Bazuar në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në Vendimin e Bordit të Administrimit nr. 63, datë 08.10.2021“Për miratimin e kritereve të punësimit të personelit administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë” i ndryshuar, si dhe në Urdhrin e Administratorit të UMT-së nr. 308, datë 21.12.2023, “Për fillimin e procedurës së punësimit për pozicionin e punës 1 (një) vend “Specialist në Sektorin e Prokurimeve”, personel administrativ me kontratë me afat të pacaktuar, pranë Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, shpall konkursin për 1 (një) vend të lirë pune si më poshtë:

 

Fillimin e procedurës së punësimit për 1 (një) vend në pozicionin e punës “Specialist në Sektorin e Prokurimeve”, personel administrativ me kontratë me afat të pacaktuar, pranë Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

 

Përshkrimi përgjithësues i punës:

  • Mbajtja e përgjegjësive për respektimin e të gjitha rregullave dhe afateve të caktuara në aktet ligjore dhe nënligjore për prokurimin publik, për saktësinë dhe bazueshmërinë ligjore të të gjitha akteve që dalin nga Sektori i Prokurimit, duke u mbështetur në legjislacionin përkatës;
  • Përgatitja e Dokumenteve Standarde të Tenderit në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të Njësisë së Prokurimit , për zbatimin e procedurave të prokurimit sipas kërkesave të parashikuara në ligj;
  • Merr pjesë gjithë procesin për përcaktimin e kritereve ligjore për lidhjen e kontratave me operatorët fitues;
  • Përgatit regjistrin e parashikimit të prokurimeve, konform buxhetit të miratuar për investime dhe për shpenzime;
  • Hartimin e specifikimeve teknike nëse nuk janë hartuar nga struktura të tjera;
  • Përllogaritjen e fondit limit, nëse kjo detyrë nuk i është ngarkuar një strukture të posaçme;
  • Përgatit procedurën për KVO-në;
  • Asiston në mbledhjet e KVO-së dhe jep mendim si dhe bën interpretim ligjor për dokumentet e tenderit , atëherë kur i kërkohet nga anëtarët e KVO-së;
  • Zbaton detyrat e ngarkuara sipas rregullores në fuqi dhe përshkrimit të vendit të punës si dhe planeve të punës të miratuara nga Drejtori përkatës;
  • Informon eprorin direkt mbi rezultatet e punës në vazhdimësi dhe mbi vështirësitë e hasura në lidhje me to;
  • Realizon çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga eprorët;
  • Detyrat e tjera janë specifikuar në rregulloren e përgjithshme.

 

Kandidatët për “Specialist në Sektorin e Prokurimeve”, personel administrativ me kontratë me afat të pacaktuar, në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, duhet të plotësojnë këto kritere:

 

Kritere:

  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” ose “Master Profesional” ose “Bachelor”, në shkencat “Ekonomi”/ “Juridike”/ “Inxhinierike”;
  • Të ketë 1 vit eksperiencë pune në profesion;
  • Të ketë aftësi të mira kompjuterike, njohja e programeve bazë;
  • Njohuri të gjuhës së huaj anglisht, dhe/ose ndonjë gjuhë tjetër;

 

Kushtet:

  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
  • Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detyra, që nuk është shuar sipas ligjit;

 

Kërkesat e Përgjithshme që duhet të plotësojë kandidati janë:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesave të tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës;
  • Të ketë eksperiencë të provuar me dokument në fushën e prokurimeve;
  • Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore që nuk është shuar sipas ligjit;
  • Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar e të folur.

 

Dokumentacioni i kërkuar

 Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe/ose njësimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për ciklet përkatëse të studimit);
  5. Kopje e librezës së punës e noterizuar (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  6. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda 3 (tre) muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  7. Vërtetim i Gjendjes Gjygjësore (Dëshmi Penaliteti të marrë brenda 3 (tre) muajve të fundit).
  8. Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  9. Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  10. Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noterizuar;
  11. Certifikatë/Dëshmi të noterizuar që vërtetojnë njohuritë kompjuterike në programet bazë;
  12. Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  13. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë.

 

Mungesa e një prej dokumenteve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar me listë inventari, (procesverbal). Dorëzimi do të bëhet në Sektorin e Protokoll- Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë.

  Afati i dorëzimi të dokumentacionit është brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve kalendarike që nga dita e shpalljes së njoftimit në Buletinin e APP-së.

 

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 44/2015, “Kodi i procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 162/2020, “Për prokurimin publik në RSH”
  • Vendimin nr. 285 datë 19.05.2021 Për miratimin e rregullave të Prokurimit Publik
  • Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e arsimit të lartë, procedurave administrative, prokurimit publik dhe buxhetit.

 

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar, kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet e-mail në adresën info@umed.edu.al