NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND VAKANT “DREJTOR I DREJTORISË SË SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE”, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË NË POZICIONIN, , NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në vendimin e Bordit të Administrimit Nr.63, datë 08.10.2021 “Për miratimin e kritereve të punësimit të personelit administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, si dhe në mbështetje të shkresës nr. 2334 prot, datë 24.08.2022 “Për fillimin e proçedurë së punësimit për pozicionin e punës 1 (një) vend vakant “Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse”, në Universitetin e Mjekësisë, si dhe Urdhri nr. 159 date. 25.08.2022 , Administratori i UMT, shpall konkurimin për 1 (një) vend të lirë pune, si me poshtë:
Per 1 (një) vend në pozicionin, , në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë,
Përshkrimi i punës:
- Drejtori i Drejtorisë është përgjegjësi kryesor për mbarëvajtjen e punës në Drejtori. Koordinon punën vertikalisht me strukturat që ka në varësi dhe raporton rregullisht te Administratori i UMT-së.
- Organizon dhe drejton të gjithë procesin për organizimin e prokurimeve publike për tenderat e përqëndruara për njësinë shpenzuese dhe prokurimet për njësinë qëndrore të UMT-së.
- Organizon dhe drejton të gjithë procesin për përcaktimin e kritereve ligjore për lidhjen e kontratave me operatorët fitues.
- Monitoron zbatimin e kontratave të lidhura.
- Përgjegjës për hedhjen në kohë të Regjistrit të parashikimit të prokurimeve publike dhe ndjekjen e raportimeve në kohë në MASR-së.
- Kontrollon dhe miraton të dhënat dhe analizat në fushën e prokurimeve.
- Koordinon dhe kontrollon veprimtarinë e sektorëve të drejtorisë së tij;
- Punon për përgatitjen dhe propozon politika dhe strategji për Drejtorinë;
- Organizon punën për kryerjen e studimeve, raporteve të ndryshme;
- Organizon dhe drejton punën e drejtorise si dhe mundëson kushtet normale me qëllim përmbushjen e plotë dhe brenda afateve të detyrave;
- Kontrollon, analizon dhe vlerëson mbi rezultatet e punës së punonjësve në varësi të tij;
- Analizon kryerjen e detyrave dhe jep opinione në lidhje me to;
- Detyrat e tjera janë specifikuar në rregulloren e përgjithshme.
Kriteret:
- Të zotërojnë diploma të nivelit “Master Shkencor” në Shkencat Ekonomike/Juridike/Inxhinierike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor”duhet të jetë në të njëjtën fushë”;
- Të ketë mbi 5 vjet eksperiencë pune në profesion”;
- Aftësi të mira kompjuterike, njohja e programeve bazë;
- Njohuri të gjuhës së huaj anglisht dhe/ose ndonjë gjuhë tjetër.
Kushte:
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
- Të jete në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje.
- Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detyra.
Përbën avantazh për këtë pozicion aftësia në komunikim, aftësia organizative dhe manaxheriale, për të punuar në grup.
Kërkesat e përgjithshme që duhet të plotësoj kandidati janë:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës;
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
- Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokollit dhe Arkivës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit(ID);
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimit);
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj, leshuar nga subjektet e njohura nga Ministria përgjegjëse për arsimin për ofrimin e testeve ndërkombetare;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
- Vërtetim nga Institucioni ku ka punuar që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim dhe në mbështetje të kritereve;
- Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
- Certifikatë/dëshmi që vertetojnë njohuri të avancuara profesionale të paketës Microsoft
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit;
Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar me liste inventari, (proçes-verbal) dorëzimi, në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë)
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike nga dita e shpalljes ne Buletinin e APP-së.
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al.
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuritë mbi Ligjin nr.80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në RSH”
- Njohuri mbi ligjin nr. 162/2020, datë 13.12.2020 “Për prokurimin Publik” në Republikën e Shqipërisë;
- VENDIMIN Nr. 285, datë 19.05.2021 PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE TË PROKURIMIT PUBLIK;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
- Njohuri mbi ligjin nr. 9936, datë 26.06.2006 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor, i ndryshuar, në RSh”;
- Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e procedurave financiare e administrative.
Mënyra e vlerësimit:
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; Eksperiencën e tyre të mëparshme; Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.