NJOFTIM PËR 1(NJË) VEND VAKANT NË POZICIONIN KRYETAR I DEGËS SË FINANCËS NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË.
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në vendimin e Bordit të Administrimit Nr.11, datë 03.02.2020 “Për miratimin e kritereve të punësimit të personelit administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, si dhe në mbështetje të shkresës nr. 745 prot. dt. 28.02.2020 “Kërkesë për punësim” dhe 1280 dt.12.06.2020 si dhe Urdhri nr. 50 datë 17.06.2020, i Administratorit, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkurrimin për vend të lirë pune, si më poshtë:
- Për 1 (një) vend në pozicionin Kryetar i Degës së Financës në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
Përshkrimi përgjithësues i punës:
- Kryetari i degës është përgjegjësi kryesor për mbarëvajtjen e punës në degën e financës. Koordinon punën vertikalisht me strukturat që ka në varësi: specialist dhe raporton rregullisht te Administratori i njësisë kryesore.
- Kryen rolin e nëpunësit zbatues.
- Ndjek gjithë veprimet financiare që lidhen me shpenzimet për veprimtarinë e njësisë dhe bën mbylljen e bilancit vjetor
- Merr pjesë në hartimin e buxhetit vjetor, në bashkëpunim me strukturat e tjera te njësisë.
- Merr pjesë në përgatitjen e programit buxhetor afatmesëm në zbatim të kërkesave të ligjit dhe institucioneve përkatëse.
- Ndjek gjithë veprimet financiare që lidhen me të ardhurat e njësisë dhe raporton për realizimin e tyre.
- Ndjek shpenzimet e buxhetit dhe të fondeve të tjera që disponon njësia, rakordon cdo muaj situacionin e shpenzimeve ekonomike, si dhe propozon, rialokime te planit buxhetor.
- Përgatit analiza periodike dhe vjetore për realizimin e treguesve ekonomik dhe financiare.
- Raporton çdo muaj në formë elektronike dhe shkresore në UMT-ë dhe jashtë radhe për të gjitha të dhënat që kërkohen.
- Eshtë përgjegjës për mbajtjen e librave të llogarisë në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Eshtë përgjegjës dhe përgatit të gjithë materilet e nevojshme për kryerien e inventarëve të përgjithshme dhe periodike për njësinë kryesore.
- Koordinon aktivitetin e punës midis specialistëve, cakton detyra dhe ndjek e kontrollon zbatimin e tyre;
- Regjistron të gjitha kontratat e lidhura ndërmjet Njësisë dhe operatorëve. Ndjek likuidimin e tyre;
- Detyrat e tjera janë specifikuar në rregulloren e përgjithshme.
Kërkesat e përgjithshme, që duhet të plotësojnë kandidatët për punësim si personel administrativ në UMT janë:
Kritere
- Të ketë përfunduar studimet universitare dhe të jetë i pajisur me diplomë të studimeve, “master profesional” në “shkencat ekonomike” apo të barasvlefshme me to, sipas kuadrit ligjor të arsimit të lartë;
- Të ketë mbi 3 vite eksperiencë pune të mëparshme në të njëjtin pozicion ose pozicione të ngjashme;
- Aftësi të mira kompjuterike, njohja e programeve bazë;
- Njohuri të gjuhës së huaj anglisht dhe/ose ndonjë gjuhë tjetër.
Kushtet
- Të jetë shtetas shqiptarë
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
- Të jete në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
- Të mos jetë denuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje.
- Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detyra.
Përbën avantazh për këto pozicion aftësia në komunikim, aftësia organizative dhe manaxheriale, aftësia për të punuar në grup.
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokollit dhe Arkivës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe/ose njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listë notash të noteruara (për ciklet përkatëse të studimit, sipas rastit);
- Kopje e librezës së punës e noteruar (të gjitha faqet që vëretojnë përvojën në punë);
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
- Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noteruar;
- Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
- Dëshmi penaliteti.
Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll- Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë)
Afati dorëzimit të dokumentacionit: 29.06.2020 – 10.07.2020 (10 ditë pune).
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuritë mbi Ligjin nr.80/2015 “Për arsimin e larte dhe kërkimin shkencor në IAL në R.SH.”
- Njohuritë mbi Ligjin nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
- Njohuri mbi ligjin nr. 9936, datë 26.06.2006 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
- Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e procedurave financiare e administrative.
- Njohuri mbi Ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Mënyra e vlerësimit:
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; eksperiencën e tyre të mëparshme; motivimin, aspiratat dhe pritshmërinë e tyre për karrierën.