Njoftim për aplikim në programin Global UGrad
Ambasada e SHBA ka hapur thirrjen për aplikime për programin Global UGrad, 2021-2022
Afati i Aplikimit: 6 Janar 2022
Global i Shkëmbimit Undergraduate (Global UGRAD) është një program i Byrosë së Çështjeve Arsimore dhe Kulturore të Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara dhe synon të rekrutojë pjesëmarrës nga prejardhje të nënpërfaqësuar, të cilët nuk kanë pasur mundësi të tjera për të studiuar në Shtetet e Bashkuara. Programi Global UGRAD ofron bursë për një semestër të studimeve akademike në një kolegj ose universitet amerikan, por që nuk përfundon me diplomim, për të rinj nga grupe të ndryshme, studentë me potencial në lidership. Aplikantët e suksesshëm do të kenë një ekspozim në shoqërinë, kulturën dhe institucionet akademike të SHBA, si dhe mundësi për të rritur aftësitë e tyre profesionale. Programi është mjaft konkurrues dhe i bazuar në merita. Finalistët do të zgjidhen në bazë në arritjeve akademike, potencialin e tyre në lidership dhe gatishmërinë e tyre për studim në Shtetet e Bashkuara.
Të gjithë pjesëmarrësit do të regjistrohen në lëndët e nivelit bachelor me kohë të plotë, të zgjedhura nga programi mësimor ekzistues i institucionit të tyre pritës. Pjesëmarrësve do t’u kërkohet të marrin një lëndë në studime amerikane me 3 kredite për një kuptim më të mirë të Shtetet e Bashkuara. Pjesëmarrësit do të jetojnë në mjediset e strehimit në kampus me studëntë amerikanë dhe do të kërkohet të marrin pjesë në njëzet orë shërbim komunitar. Ish-pjesëmarrësit në Global UGRAD shpesh vazhdojnë të përfitojnë nga programi Fulbright, të bëjnë praktika prestigjioze ndërkombëtare dhe të punojnë në biznese dhe qeveritë në vendin e tyre të lindjes.
Të interesuait duhet të aplikojnë on-line duke klikuar në linkun: ugrad_student_
Për pyetje dhe informacione të tjera të interesuarit mund të kontaktojnë në e-mail: CultureandEducationTir
Informacionin e plotë e gjeni në faqen web të Ambasadës së SHBA: https://al.usembassy.gov/