NJOFTIM PËR MUNDËSI APLIKIMI PËR PJESËMARRJE NË GRUPIN E PUNËS PËR HARTIMIN E RREGULLORES SË ZGJEDHJEVE PËR KËSHILLAT STUDENTORË NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË
Me Vendimin Nr. 1, datë 05.06.2017, të Rektoratit “Për ngritjen e grupit të punës për hartimin e Rregullores së zgjedhjeve për këshillat studentorë në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë”, njoftohet se është përcaktuar ngritja e grupit të punës për hartimin e Rregullores së zgjedhjeve për këshillat studentorë në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.
Sipas përcaktimit të këtij vendimi grupi i punës do të përbëhet, si më poshtë:
a) Zv/rektori;
b) 2 (dy) përfaqësuesit e studentëve, anëtarë të Senatit Akademik të UMT-së;
c) kryetari i KSUMT-së;
d) studentë përfaqësues nga Fakultetet, përkatësisht:
– 3 (tre) studentë nga Fakulteti i Mjekësisë,
– 3 (tre) studentë nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike;
– 2 (dy) studentë nga Fakulteti i Mjekësisë Dentare,
e) 1 (një) anëtar i Komisionit Institucional Zgjedhor të UMT-së.
Për studentët që do të aplikojnë në cilësinë e përfaqësuesve, sipas germës d), kriteret e aplikimit janë, si më poshtë:
- Në Fakultetin e Mjekësisë kanë të drejtë të vetëkandidohen studentët që ndjekin studimet në programet:
a) Mjekësi e Përgjithshme, viti IV ose V;
b) Farmaci, viti III ose IV;
c) Shëndet Publik, “Master i Shkencave”, që janë në përfundim të vitit të parë akademik;
d) Specializime afatgjata në vite të ndërmjetme.
- Në Fakultetin e Mjekësisë Dentare kanë të drejtë të vetëkandidohen studentët që ndjekin studimet në programet:
a) Stomatologji, viti III ose IV;
b) Specializime afatgjata në vite të ndërmjetme.
- Në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike kanë të drejtë të vetëkandidohen studentët që ndjekin studimet në programet:
a) “Bachelor”, në vitet e ndërmjetme (viti II);
b) “Master i shkencave”, studentët që janë në përfundim të vitit të parë.
- Të gjithë studentët kandidatë që do të aplikojnë për përfaqësues në këtë grup pune duhet të kenë notën mesatare aritmetike ≥ 8.5 (tetë pikë pesë). Nota mesatare për secilin aplikant do të verifikohet nga sekretaria mësimore përkatëse.
- Studentët aplikantë dorëzojnë pranë dekanateve përkatëse Formularin e Vetëdeklarimit/Aplikimit, sipas modelit që shkarkoni në këtë link.
- Afatet e aplikimit pranë dekanateve përkatëse janë 15-29 Qershor 2017.
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më: 08.06.2017