NJOFTIM PËR PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PJESSHME (PEDAGOGË TË JASHTËM) NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, TIRANË, PËR VITIN AKADEMIK 2022-2023
Bazuar në nenin 3, 57 pika 2 e nenet në vijim të ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 5, 59 pika 4, 61 pika 1,63 e vijues të Statutit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (UMT), në Urdhrin e Rektorit të UMT-së nr. 89, datë 06.09.2022 “Për punësimin e personelit akademik me kohë të pjesshme, për vitin akademik 2022-2023, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë”, si dhe në shkresën e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike nr. 1108/4 prot., datë 12.12.2022, protokolluar me tonën nr. 2448/33 prot., datë 12.12.2022 “Kërkesë për rishpallje për aplikim për staf akademik me kohë të pjesshme në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall thirrjen publike për të gjithë të interesuarit që duan të konkurrojnë për personel akademik me kohë të pjesshme (Pedagogë të jashtëm) për vitin akademik 2022-2023, për vendet vakante si më poshtë:
PEDAGOGË ME KOHË TË PJESSHME:
Lëndët:
- Gjuhë Angleze 3 (tri) vende vakante
- Linguistikë 1 (një) vend vakant
- Ortopedi- Traumatologji 1 (një) vend vakant
- Imazheri (Teknik) 3 (tri) vende vakante
- Laborator Profesional (Mjek) 3 (tri) vende vakante
- Logopedi 1 (një) vend vakant
- Logopedi (Dentist) 1 (një) vend vakant
- Pediatri 1 (një) vend vakant
- Neurologji 1 (një) vend vakant
- Teknik Rehabilitimi në Psikiatri 2 (dy) vende vakante
- Imunologji 1(një) vend vakant
- Biofizik/Biomekanik 1 (një) vend vakant
MBIKQYRËS KLINIK
Lënda:
- Logopedi 6 (gjashtë) vende vakante
- Teknik Laboratori 3 (tri) vende vakante
- Fizioterapi 2 (dy) vende vakante
Kandidatët për personel akademik me kohë të pjesshme, pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere:
Kriteret e përgjithshme:
- Të jetë diplomuar në programe të integruara ose Master Shkencor në degën përkatëse;
- Të ketë përfunduar studimet universitare me notë mesatare mbi 8 (tetë);
- Të zotërojë me dëshmi një nga pesë gjuhët e huaja të Bashkimit Evropian (Anglisht, Gjermanisht, Frëngjisht, Italisht, Spanjisht);
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata.
Kriteret preferenciale:
- Të ketë cikël të tretë studimi në fushën përkatëse (Specializim afatgjatë/Doktoraturë);
- Të ketë eksperiencë pune në specialitetin përkatës;
- Të ketë eksperiencë në mësimdhënie në fushën përkatëse;
- Të ketë publikime në revista shkencore, konferenca ose pjesëmarrje në kërkim shkencor;
- Të zotërojë aftësi profesionale për vendin e punës.
Dokumentacioni i kërkuar:
Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, në Fakultetin e
Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, dosjen personale (të inventarizuar), me dokumentet si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim drejtuar njësisë bazë ku do të konkurrojë/ kandidojë;
- Curriculum Vitae e detajuar me të gjithë aktivitetin shkencor dhe botues të kandidatit;
- Leje nga punëdhënësi në organizatën ose institucionin ku punon;
- Dokument identifikimi;
- Fotokopje të noteruara të diplomës dhe listë së notave të të gjitha programeve të studimit (Bachelor, Master Shkencor, Program të Ciklit të Tretë të Studimeve (Specializim Afatgjatë në Fushën e Mjekësisë /Doktoraturë);
- Fotokopje të noteruara të vërtetimit të ekuivalentimit të diplomës nga MAS, si diplomë, listë notash si dhe njohje të gradave për kandidatët që kanë studiuar jashtë shtetit;
- Kopje të noteruara të dëshmive të gjuhëve të huaja të mbrojtura (e detyrueshme të paktën një);
- Kopje të noteruar të librezës së punës;
- Vërtetim page, shoqëruar me derdhjen e sigurimeve shoqërore nga qendra e punës;
- Dëshmi penaliteti;
- Dy referenca nga të cilat të paktën njëra të jetë nga një profesor i fakultetit që është diplomuar (dorëzohet vetëm nëse kandidati aplikon për herë të parë).
Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit. Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Insititucionit.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 7 ditë pune nga data e shpalljes në faqet zyrtare të UMED-it dhe të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, Tiranë.
MËNYRA E VLERËSIMIT:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtë për drejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e arsimit të lartë, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, etj.
Për çdo paqartësi mund të dërgohet e-mail në adresën info@umed.edu.al