NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS 1 (NJË) VEND “SPECIALIST PROKURIMESH”, PRANË FAKULTETIT TË MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në Vendimin e Bordit të Administrimit të UMT-së Nr. 63, datë 08.10.2021, “Për miratimin e kritereve të punësimit të personelit administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, si dhe në Urdhërin e Administratorit të UMT-së nr. 54 prot., datë 21.04.2021 “Për fillimin e procedurës së punësimit për pozicionin e punës 1(një) vend vakant “Specialist Prokurimesh” në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për vend të lirë pune si më poshtë:
Kandidatët për pozicionin e punës 1 (një) vend “Specialist Prokurimesh”, pranë Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
Përshkrimi përgjithësues i punës:
- Mbajtja e përgjegjësisë për respektimin e të gjitha rregullave dhe të afateve të caktuara në aktet ligjore e nënligjore për prokurimin publik, për saktësinë dhe bazueshmërinë ligjore të të gjitha akteve që dalin, duke u mbështetur në legjislacionin përkatës.
- Përgatitja e dokumentave të nevojshme, në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të Njësisë së Prokurimit, për zbatimin e procedurave të prokurimit sipas kërkesave të parashikuara në ligj;
- Shqyrtimi, trajtimi dhe kthimi i përgjigjeve, në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të komisionit, të të gjitha ankesave dhe sqarimeve që kanë të bëjnë me sasinë, grafikun e lëvrimit dhe specifikimet teknike të pasqyruara në Dokumentet Standarde të Tenderit, përpara hapjes së procedures nga UMT-ë për procedurat e përqëndruara.
- Anëtar i komisioneve të ndryshme të krijuara për një procedurë prokurimit (Anëtar i Komisionit për përcaktimin e fondit limit, i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, i Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave, i Komisionit të marrjes në dorëzim etj.) sipas rasteve
- Merr pjesë gjithë procesin për përcaktimin e kritereve ligjore për lidhjen e kontratave me operatorët fitues.
- Realizon çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga epërorët.
- Detyrat e tjera janë specifikuar në rregulloren e përgjithshme.
Kërkesat e përgjithshme, që duhet të plotësojnë kandidatët për punësim si personel administrativ në UMT janë:
Kritere:
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” ose “Mastër Profesional” ose “Bachelor” në Shkencat Ekonomike/Juridike/Inxhinjerike.
- Të ketë mbi 1 vit eksperiencë pune në profesion;
- Aftësi të mira kompjuterike, njohja e programeve bazë;
- Njohuri të gjuhës së huaj anglisht dhe/ose ndonjë gjuhë tjetër.
Kushtet:
- Te kete zotesi te plote per të vepruar;
- Te jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
- Te mos jetë denuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje.
- Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detyra, që nuk është shuar sipas ligjit
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të plotësojë kërkesat e posaçme per nivelin e arsimit, pervojës dhe kërkesat e tjera të posaçme për kategorinë, klasen, grupin dhe pozicionin përkatës;
- Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
- Të zotërojë gjuhen shqipe, të shkruar dhe të folur.
Kandidatët duhet të dorëzojnë këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe/ose njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listë notash të noteruara (për ciklet përkatëse të studimit, sipas rastit);
- Kopje e librezës së punës e noteruar (të gjitha faqet që vëretojnë përvojën në punë);
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formular vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr. 138/2015;
- Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noteruar;
- Certifikate/ Dëshmi që vërtetojnë njohuri të avancuara profesionale të paketës Microsoft Office;
- Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore (Dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit.
Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar të inventarizuar në Sektorin e Protokoll- Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: është 15 ditë kalendarike nga dita e shpalljes në Buletinin e APP-së.
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuritë mbi Ligjin nr.80/2015 “Per arsimin e larte dhe kerkimin shkencor ne IAL ne RSH”
- Njohuritë mbi Ligjin nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
- Njohuri mbi ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006, ndryshuar me ligjin ligjin Nr. 47/2017 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar.
- Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e procedurave financiare e administrative.
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar, kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel administrativ i miratuar nga Bordi i Administrimit i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, sipas Vendimit nr.63, datë 08.10.2021 i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al