NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS “PËRGJEGJËS SEKTORI” NË SEKTORIN E SHËRBIMEVE JURIDIKE, NË DREJTORINË E SHËRBIMEVE JURIDIKE DHE BURIMEVE NJERËZORE, SI PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KARAKTER ADMINISTRATIV, NË REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS “PËRGJEGJËS SEKTORI” NË SEKTORIN E SHËRBIMEVE JURIDIKE, NË DREJTORINË E SHËRBIMEVE JURIDIKE DHE BURIMEVE NJERËZORE, SI PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KARAKTER ADMINISTRATIV, NË REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e  arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë,  si dhe në Urdhrin e Rektorit nr. 125, datë 13. 10. 2022 “Për miratimin e kritereve dhe fillimin e procedurës së punësimit për pozicionin e punës “Përgjegjës Sektori” në Sektorin e Shërbimeve Juridike, në Drejtorinë e Shërbimeve Juridike dhe Burimeve Njerëzore, si personel ndihmës akademik me karakter administrativ, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”,

 

Kandidatët për “Përgjegjës Sektori” në Sektorin e Shërbimeve Juridike, në Drejtorinë e Shërbimeve Juridike dhe Burimeve Njerëzore, si personel ndihmës akademik me karakter administrativ, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere:

 

Kritere: 

  1. Të zotëroj diplomë të nivelit MSC, ose ekuivalente me të (DIND) në shkenca juridike;
  2. Të ketë eksperiencë punë, jo më pak se 5 (pesë) vite, eksperienca e punës në Institucione të Arsimit të Lartë përben avantazh;
  3. Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office;
  4. Të zotëroj me dëshmi një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);
  5. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  6. Të zotëroj gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  7. Të zotëroj aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
  8. Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
  9. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

 

Dokumentacioni i kërkuar:

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë: 

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njësimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  5. Kopje e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë) dhe vërtetimin lëshuar nga institucioni përkatës (instituti i Sigurimeve Shoqërore) ku vërtetohet pagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore;
  6. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  7. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së kompjuterit;
  8. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  9. Vërtetim i gjendjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr. 138/2015;
  10. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  11. Referenca nga punëdhënës apo eprorë direkt të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë.
  12. Dëshmi penaliteti të marrë brenda tri muajve të fundit.

 

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhen pjesë e arkivës së Institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar të inventarizuar në zyrën e Protokoll – Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005, Tiranë).

 

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 (dhjetë) ditë pune që nga dita e shpalljes në Buletinin e APP-së.

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista: 

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e procedurave administrative, civile, tregtare, penale e ato gjyqësore.

 

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar, kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet e-mail në adresën info@umed.edu.al