Ditët Erasmus në UMT

Ditët Erasmus në UMT

Me rastin e 35 vjetorit të Programit Erasmus, me datë 13 Tetor 2022, në ambjentet e Rektoratit, UMT u zhvillua takimi me studentë, pedagogë dhe staf administrativ. Në takim merrnin pjesë dhe anëtarët e Komisionit  Erasmus+ në UMT.

Studentët që kanë realizuar mobilitete Erasmus, treguan eksperiencën e tyre, e cila iu ka shërbyer jo vetëm në planin akademik por edhe në planin kulturor, social. Gjithashtu ata inkurajuan studentët e tjerë që të aplikonin për mobilitete Erasmus.

Pedagogët e pranishëm treguan eksperiencën e fituar në mobilitete, për bashkëpunimet që ata kanë vendosur me kolegët e Universiteteve Evropiane sa i përket procesit të mësimdhënies, përmirësimit të kurrikulave, doktoraturave të përbashkëta dhe projekteve ndërkombëtare.

Këto eksperienca të vyera për secilin, u shoqëruan me foto apo inserte të studentëve tanë gjatë mobiliteteve në Universitetet e huaja si dhe të studentëve të huaj që kanë realizuar mobilitete në UMT.

Takimi u ndoq edhe online nga studentë të interesuar për Programin Erasmus+.

 

UMT inkurajon studentët, pedagogët, stafin administrativ që të shfrytëzojnë çdo mundësi për këto mobilitete.