NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS “PËRGJEGJËS/DREJTUES I NJËSISË SË AUDITIMIT TË BRENDSHËM” NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS “PËRGJEGJËS/DREJTUES I NJËSISË SË AUDITIMIT TË BRENDSHËM” NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Vendimin e Bordit të Administrimit të UMT-së nr. 19, datë 09.03.2022, “Për fillimin e procedurave për plotësimin e vendit vakant “Përgjegjës” në Njësinë e Auditit, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë”, në Vendimin e Bordit të Administrimit të UMT-së nr. 63, datë 08.10.2021, “Për miratimin e kritereve të punësimit të personelit admninistrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, si dhe në Urdhërin e përbashkët të Rektorit dhe Administratorit nr.40, datë 30.03.2022, shpall konkursin për vend të lirë pune, si më poshtë:

Për 1(një) vend në pozicionin e punës “Përgjegjës/Drejtues i Njësisë së Auditimit të Brendshëm” në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.

Kandidatët për pozicionin e punës “Përgjegjës/Drejtues i Njësisë së Auditimit të Brendshëm” në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë kriteret dhe të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë:

 

Kritere të përgjithshme:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  3. Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës;
  4. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkencat Ekonomike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
  5. Të jetë i çertifikuar si “Auditues i Brendshëm” dhe të ketë përvojë pune 5 vjet si auditues i brendshëm ose i jashtëm;

Kushtet:

  1. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  3. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
  4. Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detyra;
  5. Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
  6. Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht,Frëngjisht,Spanjisht, Italisht,Gjermanisht);

 

Dokumentacioni që duhet të paraqesin kandidati/ët:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV), sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe/ose njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listë notash të noteruara (për ciklet përkatëse të studimit, sipas rastit);
  5. Kopje e librezës së punës së noteruar (të gjitha faqet që vërtetojnë përvojën në punë);
  6. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda 3 (tri) muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  7. Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr. 138/2015;
  8. Vërtetim i gjendjes gjygjësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tre muajve të fundit;
  9. Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  10. Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noteruar;
  11. Dëshmi, “Auditues i Brendshëm në Sektorin Puplik” të noteruar;
  12. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  13. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet,arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;

Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

  Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsh kandidatit, pasi bëhet pjesë e arkivës së

  Institucionit.

Dorëzimi i dokumentacionit dhe afati i dorëzimit:

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar, të inventarizuar, në   Zyrën e Protokoll-Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, në adresën: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005 – Tiranë, Shqipëri;

Afati i dorëzimit i dokumentacionit është brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve kalendarike që nga dita e  Shpalljes së njoftimit, në Buletinin e Agjensisë së Prokurimit Publik.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al  

 

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuritë mbi Ligjin nr.80/2015 “Per arsimin e larte dhe kerkimin shkencor ne IAL ne RSH”
  • Njohuritë mbi Ligjin nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 114/2015, datë 22.10.2015 “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”, i ndryshuar;
  • Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e auditimit.

 

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; Eksperiencën e tyre të mëparshme; Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.